CN 409 – ÇËSHTJE SPECIALE NË SHKENCAT KOMPJUTACIONALE


PROGRAMI I STUDIMIT:         Profesional ne Mesuesi per Arsimin e Mesem Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
Leksione 3 ore/jave
Seminare 1 ore/jave
Detyra KursiPune Laboratori 1 projekt gjatesemestrit

PERSHKRIMI I LENDES

Ceshtje Speciale ne Shkencat Kompjutacionale eshte nje kurs i avancuar ne dispilinen e shkencave kompjutacionale. Qellimi i ketij kursi eshte te zhvilloje tek studentet aftesine per te perdorur teknikat dhe metodat me eficente per zgjidhjen e problemeve ne fushen e shkencave kompjuterike dhe gjithashtu te jene ne gjendje te identifikojne barrierat per zgjidhje eficente. Ajo trajton modelet e llogaritjes sekuenciale dhe paralele: makinat Turing, modelet e automatave, ekuivalencen ndermjet modeleve te ndryshme, tezen Church-Turing. Gjithashtu ajo trajton pazgjidhshmerine e problemeve, teoremen e rekursionit, metodat e matjes se kompleksitetit te modeleve. Studiohen klasat e kompleksiteteve kohore klasa P, NP, NP-completeness dhe kompleksiteteve hapesinore PSPACE, Savitch, L, NL, etj. Ne ceshtjet e avancuara te kompleksitetit shikohen gjithashtu algoritmat e perafrimit, algoritmat probabilistik.