CN 470 – INTELIGJENCA ARTIFICIALE


KURSI:                             Master i Shkencave ne Shkenca Kompjuterike, Master profesional Mesuesi per arsimin e mesem ne lenden informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi 1
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs trajton idete dhe principet themelore ne fushen e inteligjences se kompjuterave. Trajtohen ceshtje te rendesishme te Inteligjences Artificiale, si: agjentet dhe mjedisi, kerkimi ku trajtohen Strategjite e Kerkimit. Kerkimi ne gjeresi, kerkimi sipas kostos uniforme, kerkimi ne thellesi, kerkimime thellesi te limituar, kerkimi ne thellesi iterativ, kerkim dydrejtimesh, prezantimi i njohurive me fokus logjiken first-order , arsyetimi ku trajtohen algoritmat e gjenerimit te planeve, arsyetimi ne kushtet e paqartesise ne sistemet probabilistike dhe fuzzy, si dhe te mesuarit ne rrjetat neurale, peme vendimi, algoritmat evolucionare. Synojme qe studenti te njohe principet themelore te sistemeve inteligjente, te njohe metodologjite e aplikuara ne sistemet inteligjente, te mund te zgjedhe sistemin e duhur per nje pune te dhene, te dizenjojne programe agjentesh te tipeve te ndryshme, te njohin teknikat e prezantimit te njohurive, arsyetimin dhe te implementojne disa algoritma learning ne agjentet inteligjente.