BIO 482 – EVOLUCIONI I BOTËS SË GJALLË


KURSI:                     MASTER PROFESIONAL NË MËSIMDHËNIE BIOLOGJI
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 30 orë
  Seminare 30 orë
  Detyra Kursi 1
  Punë Laboratori 0

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda Evolucioni i botës së gjallë synon tu japë studentëve njohuri mbi pikëpamjet evolucioniste paradarviniane, Darviniane dhe zhvillimin e mëtejshëm të teorisë së Evolucionit. Në këtë lëndë studentët do të marrin njohuri mbi strukturën gjenetike të popullatës, faktorët e evolucionit, veprimin e përzgjedhjes kundër homozigotëve reçesivë, reçesivë letalë, aleleve zotëruese dhe heterozigotëve. Gjithashtu do të trajtohen dukuri si barra gjenetike, seleksioni seksual, bashkëpërshtatja gjenetike, konceptet, modelet dhe mënyrat e formimit të llojit. Së fundi do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me lindjen e jetës, evolucionin e qelizave të para, provat e evolucionit, llojin dhe makroevolucionin, prejardhjen e njeriut dhe diversitetin njerëzor. Ky program mësimor u drejtohet studentëve të vitit të parë të masterit, do të ketë karakter diskutues dhe një trajtim të detajuar të çdo argumenti gjatë orëve të leksioneve.