BIO 476 – METODIKA E MËSIMDHËNIES SË BIOLOGJISË


KURSI: MP NË MËSIMDHËNIEN E BIOLOGJISË (MINOR NË KIMI) PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 30 orë
  Seminare 30 orë

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Në këtë program studentët e masterit do të njihen fillimisht me objektin dhe detyrat e metodikës së biologjisë në klasat e ndryshme. Do të trajtohen gjithashtu konceptet biologjike, formimi dhe zhvillimi i tyre. Aspekte didaktike në lidhje me mësimdhënien e Biologjise. Probleme të planifikimit të mësimdhënies dhe të mësimit. Organizmi dhe drejtimi i klasës. Ora e mësimit, forma bazë e organizimit të procesit mësimor. Puna jashtë klase. Detyrat e shtëpisë. .Metodat kryesore të mësimdhënies së Biologjise, kuptimi evolimi dhe klasifikimi i tyre. Metodat e mësimdhënies qe kanë në qëndër mësuesin. Metodat bashkëpunuese të mesimdhënies. Diskutimi. Debate. Vrojtimi. Eksperimenti. Punë praktike. Të mësuerit problemor. Të mësuarit kërkimor.Të mësuarit me objektiva. Faktorët që ndikojnë në mësimdhënie. Programe mësimore. Planet mësimore vjetore.