BIO 455 – EDUKIM SHËNDETËSOR


KURSI:                     MASTER PROFESIONAL NË MËSIMDHËNIE BIOLOGJI
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 30 orë
  Seminare 30 orë
  Detyra Kursi 1
  Punë Laboratori 0

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda e Edukimit Shëndetësor synon tu japë studentëve njohuri mbi konceptet bazë të shëndetit, faktorët përcaktues të tij, hyrje në shëndetin publik si edhe koncepte mbi epidemiologjinë. Gjithashtu, në këtë lëndë sudentët do të marrin njohuri mbi organizimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, modelet dhe promocionet shëndetësore në shkollë e në vendin e punës. Do të realizohen promovimi i shëndetit mendor dhe të ushqyerit e shëndetshëm. Do të shqyrtohen çështjet mbi alkolin, drogat, duhanin, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe dëmet e tyre, barnat dhe llojet tyre. Së fundi do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me sjellje të sigurta në shtëpi, shkollë, punë dhe rrugë, ndihma e parë dhe rastet kryesore të emergjencave. Ky program mësimor u drejtohet studentëve të vitit të parë të masterit, do të ketë karakter diskutues dhe një trajtim të detajuar të çdo argumenti gjatë orëve të leksioneve.