BIO 375 – ANATOMI E KRAHASUAR


KURSI:                        Bachelor në

 

BIOLOGJI
Semestri:       Semestri zgjat 15 javë
NGARKESA: Leksione 30 orë
  Seminare 15 orë
  Laboratore 15 orë

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Anatomia e krahasuar trajton sistemet anatomike të trupit të Vertebrorëve, në ecurinë evolutive të tyre, bazuar në homologjinë, nga një klasë në tjetrën. Në këtë lëndë analizohen me rradhë, në mënyrë të krahasuar (tek peshqit, amfibët, reptilët, shpendët, gjitarët) të gjitha sistemet dhe aparatet e trupit të vertebrorëve. Analizimi dhe krahasimi fillon me skeletin e vazhdon me sistemin muskular, aparatin tretës, aparatine e frymëmarrjes, aparatin e qarkullimit të gjakut, aparatin urogjenital, sistemin nervor, organet e shqisave si dhe organet endokrine. Kjo mënyrë trajtimi e sistemeve anatomike të ndërtimit të trupit të vertebrorëve, lehtëson përvehtësimin e lëndës nga ana e studentëve, mbasi sistemet trajtohen në dinamikën e tyre duke bërë që të mësuarit logjik të mbizotërojë ndaj atij me memorje.