BIO 370 – HIDROBIOLOGJI


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 30 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 0

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Në lëndën e Hidrobiologjisë trajtohen temat e mëposhtme: hyrje në Hidrobiologji, të dhëna të përgjithshmë për oqeanet dhe ekosistemin detar, karakteristikat abiotike të mjedisit detar, përbërja e ujit të detit, klasifikimi i mjedisit detar, studimi i planktonit, nektonit, meiofaunës dhe bentosit detar, studimi i prodhimtarisë parësore dhe prodhimtarisë dytësore, ndikimi i njeriut dhe peshkimi detar, mjediset ujore të njelmëta dhe të kripura, karakteristikat abiotike të mjediseve liqenore, prodhimtaria, rrjetat trofike, piramidat ekologjike, popullimet e ujrave liqenore, ndikimi i njeriut mbi ekosistemin liqenor, eutrofikimi.