BIO 367 – BIOTEKNOLOGJI


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0 orë
  Punë Laboratori 0 orë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Bioteknologjia përkufizohet si aplikimi i parimeve shkencore dhe inxhinjerike për shndërrimin e lëndëve nën veprimin e organizmave të gjallë për qëllime praktike. Bioteknologjia synon t’ju japë studentëve njohuri bazë për mikroorganizmat më të përdorshëm në zhvillimin e proçeseve bioteknologjike, në studimin e dinamikës së rritjes mikrobike, analizimin e kulturave të qelizave bimore dhe shtazore dhe studimin e teknikave bioteknologjike klasike dhe molekulare. Një vështrim i përgjithshëm do ti drejtohet gjithashtu teknologjisë së AND-së rikombinante, teknikave molekulare të kërkimit dhe sekuencimit të AND-së si teknika e Maxam-Gilbert dhe ajo e Sangerit, antitrupave mono/poli-klonalë dhe metodat e fitimit të bimëve dhe kafshëve transgjenikë. Së fundi do të trajtohen aspektet kryesore që karakterizojnë bioteknologjinë humane, diagnoztikimin molekular dhe atë imunologjik duke përfshirë teknikën specifike të ELISA. Studimi i vaksinave si agjentë terapeutikë, izolimi i gjeneve humane, terapia gjenike ex-vivio, terapia gjenike in-vivo, terapia gjenike antisense dhe inxhinjeria gjenetike në bimë dhe në kafshë.