BIO 365 – FIZIOLOGJIA E GJALLESAVE SHTAZORE


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 15 orë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Fiziologjia e gjallesave shtazore është një shkencë eksperimentale e cila synon t‘ju japë studentëve njohuri bazë për organizmat e gjallë shtazorë. Në pjesën e parë lënda e Fiziologjisë shtazore analizon proçeset e homeostazës, ndërtimin e qelizave nervore, biokiminë dhe mekanikën e tkurrjes muskulare dhe anatominë fiziologjike të sistemit nervor, duke specifikuar funksionet lëvizore dhe funksionet ndjesore të sistemit nervor. Më pas në pjesën e dytë lënda e Fiziologjisë shtazore studion në mënyrë të hollësishme organet shqisore si nga ana anatomike dhe nga ajo funksionale, organin e të parit, sistemin e të dëgjuarit dhe ndjeshmërinë kimike, të shijuarit dhe të nuhaturit. Analizon konceptet bazë të përgjithshme të endokrinologjisë duke u fokusuar në mekanizmin e veprimit të hormoneve, të sistemit hipotalamo-hipofizar, të gjendrës tiroide dhe të gjendrës së pankreasit. Në pjesën e tretë përfundimtare lënda e Fiziologjisë shtazore i përmbledh leksionet në studimin e organeve gjenitale femërore dhe ato mashkullore, në analizimin e aparatit të qarkullimit të gjakut, të sistemit të frymëkëmbimit dhe të proçeseve të tretjes dhe përthithjes.