BIO 364 – FIZIOLOGJIA E BIMEVE


KURSI: Bachelor : Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 15

 

PERSHKRIMI I LENDES

Fiziologjia bimore merret me funksionimin e proçeseve në bimë. Objekti kryesor i saj është studimi i proceseve jetësore, njohja  dhe shpjegimi i mekanizmave të tyre. Fiziologjia është shkenca e proceseve të rregullimit dhe të kontrollit. Ajo është një shkencë sasiore ekzakte. Ajo synon drejt percaktimit të nderveprimeve dhe funksioneve sasiore duke pershkruar saktesisht sjelljen e individeve ose llojeve.

Objekti i fiziologjisë janë gjallesat, të cilat, si rrjedhojë e historise së tyre shfaqen me ndryshueshmeri të madhe dhe shumë më të ndërlikuara se sistemet jo të gjalla. Duke u nisur nga larmia, shkalla e nderlikimit do të trajtohen  procese jetesore si: regjimi ujor,  qeliza bimore si sistem osmotik,  transpirimi,  ngjitja  ne  ksileme,  kohezioni,  ushqimi  mineral,  transporti  në  floemë,  fotosinteza,  frymëmarrja,  fotofrymëmarrja, metabolizmi i azotit dhe squfurit, metabolizmi i lëndëve dytësore. Po ashtu, rritja dhe zhvillimi, hormonet bimore, lëvizjet e bimëve, fotomorfogjeneza, ritmet biologjike, fotoperiodizmi, reagimi i bimëve ndaj temperaturës si dhe fiziologjia e streseve bimore. Bimët nuk janë pa jetë, si të japin përshtypjen në pamje të parë. Në brendësi të tyre ndodhin procese fiziologjike të panumërta. Nepërmjet rrugëve të specializuara levizin uji dhe lëndët e tretura në të: uji nga toka nëpërmjët rrënjëve, kërcëjve dhe gjetheve në atmosferë, si dhe kripërat minerale dhe molekulat organike në shumë drejtime ne brendësi të trupit të bimës.Në cdo qelizë të gjallë kryhen mijëra reaksionesh kimike. Qëllimi i fiziologjisë është të njohë mënyrat e rregullimit dhe të kontrollit të proceseve fiziologjike, vlerësimin sasior të tyre si dhe përcaktimin e rregullsive për cdo proces dhe formë jetësore të vecantë.