BIO 361 – BAZAT E EKOLOGJISË


KURSI: Bachelor në   Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Laboratore 15 orë

 

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Studentët  në lëndën Bazat e Ekologjisë do të marrin njohuri mbi:

-Metodat e studimit në ekologji. Faktorët ekologjikë.

-Faktorët klimatikë. Roli ekologjik i temperaturës. Lagështia. Roli ekologjik i dritës. Faktorët ekologjikë dytësorë. Faktorët edafikë. Ushqimi si faktor ekologjik. Faktorët demografikë.

-Faktorët biotikë brendallojorë dhe ndërllojorë. Ndryshueshmëria natyrore dhe stabiliteti i popullatave. Ekosistemet dhe biocenozat. Fluksi i energjisë dhe qarkullimi i lëndëve në ekosisteme. Organizmi i biosferës. Roli i njeriut në biosferë.