BIO 312 – GJENETIKA


KURSI: Bachelor në  Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 30 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 0

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda e Gjenetikës  jep një formim të përgjithshëm të fushës studimore të Gjenetikës. Gjatë kësaj lënde do të bëhet një hyrje e shkurtër për historinë e gjenetikës dhe do të trajtohen tre fushat e gjenetikës: gjenetika Mendeliane, gjenetika molekulare dhe gjenetika e popullatave. Do të trajtohen shmangiet nga ligjet e Mendelit, veçoritë e kromozomeve dhe mutacionet që mund të pësojnë.  Temat që do të trajtohen më tej kanë të bëjnë me njohjen e elementëve të trashëgimisë, ligjet e trashëgimisë, ndarjen qelizore dhe teoria kromozomike e trashëgimisë, lidhja e gjeneve dhe ndërtimi i hartave gjenetike te eukariotët, mutacionet gjenike dhe riparimi i tyre, mutacionet kromozomike, ADN-materiali gjenetik, struktura, dyfishimi, kodi gjenetik, struktura dhe funksioni i kromozomeve te eukariotët, kontrolli i shprehjes gjenike, gjenetika e zhvillimit, rregullimi gjenik dhe diferencimi i tij. Në temat e fundit do të trajtohet gjenetika e popullatave dhe teknikat e përdorura në gjenetikën molekulare.