BIO 271 – FITOGJEOGRAFI


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 14 javë
  Leksione 42 orë
  Seminare 14 orë
  Detyra Kursi 0 orë
  Punë Laboratori 0 orë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Fitogjeografia studion arealin, faktorët që përcaktojnë formën dhe përhapjen e arealeve, përmasat e arealeve, shpërndarja vertikale të elementëve gjeografikë të florës. Kufizim i individ asociacionit, përshkrimi florik dhe struktura e individ asociacionit, perbërja llojore lista e llojeve, pasuria florike, fizionomia e bimëve, format biologjike dhe struktura e bimësisë: katëzimi, sinusialiteti, mozaiciteti. Një vështrim i përgjithshëm do ti drejtohet gjithashtu fizionomisë së bimëve, formave biologjike, dhe strukturave të bimësisë: Së fundi do të trajtohen aspektet kryesore që karakterizojnë faktorët klimatikë, faktorët ekologjik: ajri, toka, faktorët kimik, faktorët topografikë, faktorët biotikë dhe antropogjenë, zjaret si faktorë mekanik, zonimi horizontal dhe vertikal i  bimësisë, bimësia e pyjeve dhe shkoretave mesdhetare, dushkajat, zona e ahut dhe alpine, zona pyjore dhe shkurore, mbi vlerësimin gjeobotanik të kullotave dhe të livadheve tona natyrore dhe sintaksonomia. Kategoritë   e zonave të   mbrojtura, mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e florës dhe bimësisë në vendin tonë.