BIO 264 – MIKROBIOLOGJIA E PERGJITHSHME


KURSI: Bachelor:   Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 42 orë
  Seminare 14 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 14 orë

PERSHKRIMI I LENDES

Mikrobiologjia është një nga disiplinat themelore të biologjisë, e cila gjen aplikim në mjekësi, bujqësi dhe industri. Kjo lëndë iu ofron studentëve një informacion të pasur dhe të thelluar për çështje të mikrobiologjisë së përgjithshme dhe të aplikuar.Gjatë këtij cikli leksionesh do të trajtohen problematika të tilla si: Biologjia e Mikroorganizmave, Klasifikimi i Mikroorganizmave, dhe Mikrobiologjia e Mjedisit dhe Biomjekësore. Në pjesën e pare trajtohen probleme të biologjisë së qelizës, duke u fokusuar më tepër në veçoritë e qelizes prokariote, metabolizmi mikrobik dhe diversiteti i tij,  rritja mikrobike dhe kontrolli i saj, si dhe gjenetika e mikroorganizmave. Në pjesën e dytë do të përshkruhet klasifikimi i mikroorganizmave, karakteristikat dhe bashkëveprimi i tyre me njeriun, kafshët, bimët apo mjedisin. Pjesa e tretë do të trajtojë mikroorganizmat si një komunitet mikrobik i aftë të kolonizojë dhe të modifikojë mjedisin që e rrethon.