BIO 262 – HISTOLOGJI


KURSI: Bachelor në  Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 15 orë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Pëmes këtij programi synohet pajisja e studentëve me njohuritë bazë mbi metodat dhe objektin e lëndës së histologjisë, organizimin struktural dhe funksional të kater indeve kryesore (epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor). Studentët do të njihen me arkitekturën tipike të indeve në organet dhe sistemet kryesore të organizmit duke u ndalur edhe në analizimin e funksioneve më të rëndësishme të diferencimit qelizor (sekretimi gjendror, tejçimi i impulsit nervor etj). Do të trajtohen në mënyrë të detajuar sistemi nervor, i qarkullimit të gjakut, imun, endokrin, tretës, i frymëshkëmbimit, urinar dhe sistemet e riprodhimit te mashkulli dhe te femra. Krahas teksteve të këshilluara, leksionet do të shoqërohen me material mësimor ndihmës të projektuar në sallë që do të jetë i disponueshëm për studentët.