BIO 241 – ANATOMI E NJERIUT


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 30 orë

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Programi i lëndës Anatomi e Njeriut synon njohjen e studentëve të kësaj dege me njohuritë mbi trupin e njeriut, anatominë e sistemeve dhe të aparateve, dhe funksionimin e tyre si një e tërë.

Gjithashtu ky program synon dhënien e njohurive mbi higjienën e këtyre organeve dhe të sistemit të organeve. Në këtë lëndë studiohen: objekti i anatomisë. Organizimi i trupit të njeriut. Qeliza, indet. Sistemet dhe aparatet. Osteologjia. Ndertimi dhe klasifikimi i kockave të skeletit. Miologjia. Ndërtimi dhe funksionet e muskujve. Klasifikimi i muskujve të skeletit. Sistemi digestiv. Sistemi respirator, Sistemi urogjenital. Veshkat funksioni dhe organet e tjera te eksretimit. Organet e riprodhimit. Sistemi kardiovaskular. Ndërtimi i zemrës. Sistemi limfatik.   Sistemi nervor. Organet e shqisave. Gjëndrat me sekrecion të brëndshëm.