BIO 232 – BIO-KIMI


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 0 orë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Biokimia është shkenca që studion proçeset kimike në organizmat  e gjallë.  Lënda e Biokimisë synon t’ju japë studentëve të degës së Biologjisë njohuri  bazë  mbi  përbërjen  kimike  të materies  së  gjallë,  ujin  dhe përbërësit  mineral  të organizmit  të njeriut,  rolin  e ujit  në shpërbashkimin elektrolitik, kuptimin mbi pehashin dhe sistemet tampone të gjakut. Një vështrim i përgjithshëm do ti drejtohet gjithashtu ndërtimit, klasifikimit dhe funksioneve të molekulave biologjike si proteinat, sheqernat, lipidet, vitaminat, enzimat dhe acideve nukleike dhe biomolekulave të  tjera që ndërtojnë organizmat e gjallë. Në vazhdimësi Biokimia studion  proçeset metabolike të lëndëve  dhe analizimin e bilancit energjetik në organizmin e njeriut gjatë proçeseve katabolitike dhe ato anabolitike. Së fundi do të trajtohen aspektet kryesore që karakterizojnë proçeset e dyfishimit të materialit gjenetik, të transkriptimit dhe të translatimit. Njëkohësisht do të jepen dhe informacione bazë për të dhënat biokimike të gjakut dhe përbërësve të tij, hormoneve dhe klasifikimin e tyre.