BIO 163 – BIOLOGJI QELIZORE


KURSI: Bachelor në  Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë
  Seminare 15 orë
  Detyra Kursi 0
  Punë Laboratori 15 orë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda e Biologjisë Qelizore synon tu japë studentëve njohuri bazë mbi organizimin morfologjik dhe funksional të qelizave prokariote dhe eukariote,  ndërtimin  dhe funksionin  e membranës  qelizore,  sistemit  të brendshëm  membranor  (rrjeti  endoplazmatik  dhe aparati  Golxhi), citoskeletit dhe organeleve qelizore si bërthama, mitokondritë, kloroplastet, ribozomet dhe lizozomet. Një vështrim i përgjithshëm do ti drejtohet gjithashtu energjitikës qelizore, në veçanti proçeseve të frymëkëmbimit qelizor dhe fotosintezës. Do të shqyrtohen proçeset e replikimit dhe transkriptimit të mbartësve dhe transmetuesve të informacionit gjenetik (ADN), sintezës së proteinave si dhe mekanizmat bazë të kontrollit të shprehjes së gjeneve. Së fundi do të trajtohen aspektet kryesore që karakterizojnë proçese me rëndësi të veçantë si sinjalizimi brendaqelizor, cikli qelizor dhe mekanika e ndarjes qelizore.