BIO 161 – ZOOLOGJI INVERTEBRORE


KURSI: Bachelor Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 42 orë
  Seminare 14 orë
  Pune Laboratori 14 orë

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Lënda e Zoologjise invertebrore synon tu japë studentëve të degës së Biologjise të vitit të parë njohuri bazë mbi:

Ndryshueshmëria në botën e kafshëve. Klasifikimi i invertebrorëve. Protozoarët   (flagjelatët, amebat, protozoarët spor formues, Ciliofora). Sfungjerët dhe plakozoarët. Struktura e sfungjerëve, fiziologjia, riprodhimi. Knidarët dhe ktenoforët. Lëvizja, ushqimi, shkëmbimi i gazeve dhe jashtëqitja. Sistemi nervor dhe riprodhues. Klasifikimi dhe evolucioni. Rifet koraline. Ktenoforët. Kafshët me simetri bilaterale. Plantelmitët, regjenerimi, riprodhimi. Parazitizmi. Klasifikimi i platelmintëve dhe origjina. Tipi i Nemertinëve. Tipi i nematodëve dhe tipa të tjerë të pseudocelomatëve. Molusqet: karakteristika morfo-anatomike, fiziologjia, riprodhimi, klasifikimi, filogjeneza dhe evolucioni. Krimbat unazorë: morfologjia, anatomia, fiziologjia, riprodhimi, klasifikimi, origjina dhe evolucioni. Këmbënyjëtuarit: morfologjia, anatomia, fiziologjia, klasifikimi, origjina dhe evolucioni. Keliceratët, Krustacetë: morfologjia, anatomia, fiziologjia, riprodhimi, klasifikimi, origjina dhe evolucioni. Miriapodët: kilopodet, diplopodet, simfilët. Insektet: suksesi evolutiv, morfologjia, anatomia, fiziologjia, riprodhimi, klasifikimi, origjina dhe evolucioni. Lëkurëgjemborët: morfologjia, anatomia, fiziologjia, klasifikimi, origjina dhe evolucioni.