BIO 160 – BOTANIKA E PЁRGJITHSHME


KURSI: Bachelor në Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
Leksione 42 orë
Seminare 14 orë
Detyra Kursi 0
Punë Laboratori 14 orë
Praktika në terren 1 javë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda e Botanikës së Përgjithshme siguron një formim të përgjithshëm të fushës studimore të Botanikës. Në këtë lëndë do të bëhet një hyrje e shkurtër për bimët, jetën, përbërjen kimike të bimës, qelizat eukariote dhe ato prokariote. Më pas do të trajtohen ndërtimi i qelizës bimore dhe i trupit bimor duke filluar nga indet dhe organet vegjetative rrënja, kërcelli dhe gjethet. Gjithashtu do të jepet njohuri bazë për riprodhimin e bimëve, duke u ndalur më gjatë në ndërtimin dhe funksionin e organeve riprodhuese të angjiospermeve. Trajtimi i çështjeve botanike në nivelin qelizor gërshetohet hera-herës edhe me të dhëna makroskopike të karakterit ekologjik dhe mjedisor, të cilat synojnë shpjegimin, parandalimin dhe rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore.Programi do të mbyllet me njohuri bazë në fushën e biologjisë së zhvillimit dhe në fushën e Bioteknologjisë Bimore.