Bursa për student Erasmus + në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi

njoftime Thirrje

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli (AUTH) në Selanik, Greqi, hap thirrjen e parë për mobilitete studentësh në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 (2019-2021). Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

 

Numri i bursave të studimit për Shqipërinë: 2 (dy)

 

Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2021(Shkurt- Qershor 2021)

 

Bursa përfshin:

 

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në Bachelor;
  • Të jetë student Master;
  • Të jetë student i programeve të studimit të fushave: Mësuesi (Parashkollor, Cikli Ulët), Administrim Biznesi, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Kimi, Shkenca Kompjuterike, Biologji, Drejtësi, Gjuhë e huaj (  Anglisht/Italisht).
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në AUTH.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike
  • Kompetenca gjuhësore
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.

Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim studenti në gjuhën Angleze
  • Transkript notash në gjuhën angleze
  • CV në gjuhë angleze (ne formatin Europass)
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze niveli B2 minimalisht.
  • Diplomë e ciklit të parë të studimeve (vetëm për studentët master)
  • Letër motivimi
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
  • Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti

 

Për informacion mbi programet e studimit që ofrohen në gjuhë angleze lutemi referohuni linkut: https://eurep.auth.gr/en/students/info/courses

Më shumë informacion rreth universitetit pritës Aristotle University of Thessaloniki (AUTH) do të gjeni në: https://eurep.auth.gr/en/programmes/erasmusplus

 

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 09/11/2020.

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

Përzgjedhja e studentëve kalon në dy faza: Nominimi prej UV dhe përzgjedhja prej AUTH.

Për përzgjedhjen e studentëve në UV:

  • Ngrihet një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë studentët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë AUTH.

Për përzgjedhjen finale të studentëve prej AUTH

  • Në përfundim të periudhës së nominimit, të gjithë studentët e nominuar do të duhet të aplikojnë online dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve që do të marrin prej SPMJ në UV.
  • Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti. Koordinatorët do të vlerësojnë performancën akademike të studentëve, nivelin e tyre të gjuhës si dhe marrëveshjen e tyre lëndore.
  • Studentët fitues do të njoftohen nga UV në adresën e tyre të email-it.

Studentët e nominuar përpara aplikimit online në AUTH duhet të plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e–mailit: international@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR-APLIKIMI STUDENT-