Bursa Erasmus + për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Politeknik të Timisoarës (Polytechnic University of Timisoara) në Rumani

njoftime Thirrje

 Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Politeknik të Timisoarës (Polytechnic University of Timisoara) në Rumani

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (UV) në bashkëpunim me universitetin Politeknik të Timisoarës në Rumani  në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa për mësimdhënie  dhe 1(një) për trajnim për një periudhë 5 +2 ditore  për semestrin Pranverë të vitit akademik 2019/2020.

 Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet gjatë vitit akademik 2019/2020.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

Numri i bursave për trajnim: 1(një)

 Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
  • Të jetë i fushës: Gjuhë e huaj;
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale ;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperienca e punës ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement);

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë ’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 31/01/2020.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetin Politeknik të Timisoarës në Rumani  do të gjeni në:

http://www.upt.ro/Universitatea-Politehnica-Timisoara_en.html

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni koordinatorin akademik për marrëveshjen, Prof. Asoc. Bledar Toska me e-mail: bledar.toska@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me e-mail: international@univlora.edu.al ), pranë Rektoratit, kati i parë.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

 

Thirrje-staff_-politechnica-timisoara-2

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-TRAJNIM_UPT

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-AKADEMIK_UPT