Bundestagu Gjerman tërheq thirrjen për aplikime të Bursës Ndërkombëtare Parlamentare IPS

njoftime

Për shkak të paparashikueshmërisë së pandemisë Covid-19, për fat të keq ftesa për aplikime për Bursën Parlamentare Ndërkombëtare 2021 është tërhequr. Bundestagu Gjerman ka vendosur sot që bursantët dhe bursantet që ndoqën një program shumë të kufizuar këtë vit për shkak të masave të lidhura me koronavirusin, të mund të përsërisin praktikën e tyre vitin e ardhshëm. Për këtë arsye nuk do të pranohen aplikime të reja për vitin 2021.

Thirrja e re e aplikimeve për IPS 2022 do të publikohet në kohën e duhur vitin e ardhshëm.