World University Service (WUS) Germany mbështet me bursa 6-mujore studentët e universiteteve shtetërore shqiptare me arritjet më të mira akademike përmes një projekti të çelur rishtas në Shqipëri.

WUS ofron bursa 6-mujore (250 € në muaj) për studentë në vitin e fundit të studimit, që janë në fazën e hyrjes në tregun e punës apo që dëshirojnë të fillojnë një biznes. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përfitojnë këtë bursë do të jetë 50 gjithsej, nga të cilët 25 do të jenë femra dhe 25 meshkuj.

Informacion i mëtejshëm, broshura si dhe formulari i aplikimit ndodhen në lidhjen: https://www.wusgermany.de/en/internationale-bildungsarbeit/scholarship-and-training-albanian-students

Afati i aplikimit: 15 shtator 2016