Vendime të reja të Senatit


Senati i Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë u mblodh dhe unanimisht mori dy vendime:

VENDIMI 1

V E N D I M

Nr. 01, datë 09.01.2015

PËR

MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË RREGULLOREN E  UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË  

Në mbështetje të nenit 14, pika dhe nenit 39, pika 3 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 61 të Statutit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Senati Akademik, bazuar në propozimet për ndryshimet në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, pasi vlerësoj domosdoshmërine e ndryshimeve, unanimisht në mbledhjen e tij të datës 09.01.2015,

VENDOSI:

Në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, bëhen këto ndryshime:

  1. Ne neni 45, paragrafi 7, fjalia e fundit ndryshon si me poshte:

“Regjistrimi i studentëve në sezonin e riprovimeve të dimrit do të bëhet nëpërmjet Sistemit të Manaxhimit të Informacionit Univlora dhe çdo student mund të regjistrohet në lëndë deri në 40 kredite.”

  1. Ne neni 61, paragrafi 2,  ndryshon si me poshte:

“Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë kontrolli i dijeve në ciklin e parë të studimeve realizohet përgjatë semestrit nëpërmjet një provimi të pjesshëm, një provimi final gjithë përfshirës si dhe formave te tjera të vlerësimit nëse janë parashikuar në syllabus-in e lëndës. Në ciklin e dytë të studimeve kontrolli i dijeve realizohet nëpërmjet një provimi të vetëm. Orari i provimeve finale duhet të shpallet para përfundimit të semestrit. Për semestrin e verës dhe sezonin e riprovimeve të dimrit kontrolli i dijeve realizohet vetëm nëpërmjet një provimi final.”

  1. Ne neni 61, paragrafi 4,  ndryshon si me poshte:

“Pesha (përqindja) e provimit të pjesshëm, të jetë nga nga 25-30% e vlerësimit të përgjithshëm dhe zhvillohet jo më larg se java e shtatë, ndërsa 10-15% e vlerësimit të përgjithshëm, mund të bazohet në detyrat e kursit, projektet individuale, apo forma të tjera të vlerësimeve gjatë vitit, të gjitha së bashku.”

  1. Vendimi protokollohet dhe ndryshimet pasqyrohen në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Këto ndryshime bëhen të ditura edhe nëpërmjet website univlora.edu.al.
  2. Ngarkohen Zëvendësrektori, dekanet e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, sekretaritë mësimore, Zyra e Regjistrimit, Drejtoria e IT-së, Zyra Akademike, Zyra e Marrëdhënieve me Studentët për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R I

Prof. Dr. Albert QARRI

VENDIMI 2

V E N D I M

Nr. 02, date 09.01.2015

PER

MIRATIMIN E SHTYRJES SE AFATIT TE SEZONIT TE RIPROVIMEVE TE DIMRIT

NE UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Në mbeshtetje te nenit 14, pika g, e ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit, dhe nenit 45 te Rregullores se Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, referuar kerkesave te njesive kryesore Senati Akademik ne mbledhjen e tij te dates 09.01.2015,

VENDOSI:

  1. MIratimin e shtyrjes se sezonit te riprovimeve te dimrit per periudhen 20 Janar – 8 Shkurt 2015.
  2. Efektet e ketij vendimi shtrihen vetem per vitin akademik 2014-2015.
  3. Ngarkohen Zëvendësrektori, dekanet e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, sekretaritë mësimore, Zyra e Regjistrimit, Drejtoria e IT-së, Zyra Akademike, Zyra e Marrëdhënieve me Studentët për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

K R Y E T A R I

Prof. Dr. Albert QARRI