Ftesë për negociatë për mediave lokale


Ftesë për Negociata

Drejtuar:     Mediave lokale

 

Përfitoj nga rasti për t’ju falenderuar për bashkëpunimin ndërmjet nesh, duke pasqyruar në median tuaj, zhvillimet e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, duke ndihmuar në promovimin e programeve që ndiqen, standarteve të mësimdhënies e më gjerë.

Për ta vazhduar këtë eksperiencë pozitive me median tuaj, lutemi të na afroni llojet e shërbimeve që ju kryeni ofertat e shërbimeve tuaja, mbi  të cilat institucioni ynë, referuar dhe VKM-së Nr. 1195, datë 5.8.2008 “Për Blerjen, Zhvillimin, Prodhimin e Bashkëprodhimin e Programeve a të Reklamave, për Transmetim nga Operatorët Radiotelevizivë ose Botim Në Median e Shkruar, dhe për Kontratat, për Kohë Transmetimi, nga Organet e Administratës Shtetërore”, do të vleresojë gjithçka që do të afroni, për të vazhduar më tej bashkëpunimin për vitin 2015.

Për sa më sipër informacioni juaj duhet të paraqitet në Universitetin “Ismail Qemali” deri në datën 15.01.2015.

 

 

K A N C E L A R

Laureta BEJKOSALA

 

Informacion apo kërkesa shtesë:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave për të negociuar me mediat  lokale të qytetit të Vlorës, paraqesim për aplikantët dokumentacionin ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

 

1.Q.K.R e fotokopjuar.

2.Licensa e fotokopjuar.

3.Kontrata do të bëhet së bashku me Autoritetin Kontraktor.

4.Vërtetim të pagesës së dritave OSSHE marrë nga institucioni përkatës.

5.Vërtetim me shkrim se operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi.

6.Vërtetim se operatori nuk është në ndjekje penale.

7.Nuk është dënuar me vendim të gjykates se formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional.

8.Vërtetim i lëshuar nga Administrata Tatimore se ka paguar detyrimiet fiskale dhe sigurimet shoqërore.