Vizitë në Shtëpinë e Fëmijës


Në kudër të festave të fundvitit një pjesë e Administratës së Universitetit Ismail Qemali Vlorë dhe disa studentë zhvilluan një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës ku ndanë dhurata dhe kaluan minuta festive me ta. Ishte emocionues fakti sesi fëmijë nga 0-6 vjeç mirërriten nga një staf i përkushtuar edukatoresh, të cilët punojnë për t’u dhënë këtyre fëmijëve dashurinë e munguar prindërore, por edhe kushtet më optimale për kujdesin e tyre.
Nje studente nga Fakulteti i Ekonomikut përcolli një mesazh në emër të Rektorit të Universitetit Z.Albert Qarri duke i ururar këta fëmijë për festat e fundvitit.
Besojmë se kemi sjellë pak lumturi për këta fëmijë në keto ditë festash.