njoftime

SONDAZHI KOMBËTAR I STUDENTËVE

Më datë 03.04.2025, u organizua një takim informues mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve, ku prezent ishte grupi i punës, Zv. Rektori, IT, zyrat e studentit nëpër fakultete, SSBCA (2 përfaqësues), Znj. Ersi Dako dhe Z. Erjon Xhako (përfaqësues të ASCAL-it), si dhe studentë nga të gjitha ciklet e studimit nga FE, FSHTN, FSH dhe FSHH.

Znj. Ersi theksoi mbi rëndësinë e plotësimit të pyetësorit, ku studentët në mënyrë konfidenciale mund të shprehin mendimin dhe opinionin e tyre mbi 6 (gjashtë) fushat e  pyetësorit, të cilat janë:

  1. Mësimdhënia dhe mësimnxënia, ku mund të japin vlerësimin mbi stafin akademik mbi njohuritë, konceptet dhe metodat e përdorimit gjatë leksioneve;
  2. 2. Vlerësimi dhe feedback-u, studentët mund të përgjigjen mbi transparencën, paanësinë dhe provimet;
  3. Burimet në funksion të mësimdhënies, këtu përfshihen burime si, infrastruktura fizike dhe didaktike, të cilat institucioni duhet ti mundësojë për studentët dhe aktivitetet e tyre studentore;
  4. Organizimi dhe realizimi i programeve të studimit, kjo fushë përmban pyetje mbi përmbajtjen e programit të studimit;
  5. Mbështetja dhe zëri i studentëve, në këtë kategori studentët japin mendime dhe vlerësime për informacionin e marrë përpara regjistrimit, si dhe vlerësojnë masat konkrete dhe përpjekjet e institucionit për lidhjen e tyre me tregun e punës;
  6. Vlerësimi i përgjithshëm i programit të studimit/institucionit, fusha përfundimtare i përket tërësisht studentëve që të shprehin opinionin dhe vlerësimin e tyre lirshëm dhe pa alternativa në tërësi mbi strukturën, institucionin, programet, etj.

Ky takim informues i organizuar nga ASCAL në bashkëpunim me universitetin “Ismail Qemali” Vlorë risolli në vëmendje pë të gjithë studentët se pas datës 21 prill, datë e cila do të fillojë shpërndarja e pyetësorit në domain-in e tyre nëpërmjet një linku për plotësimin e tij.

SSBCA do të kryejë fushata mbi ndërgjegjësimin e studentëve për rëndësinë e plotësimit të SKS.

FALEMINDERIT!