njoftime

Mundësi praktike dhe punësimi për studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Dega Financë dhe Kontabilitet!

Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit vijon bashkëpunimin me sektorin privat për të krijuar mundësi praktike dhe punësimi për studentët.

Më datë 3 prill 2025, Ecovis Albania, shoqëri konsulence për shërbimet e kontabilitetit, auditimit, taksave dhe advisory, me seli qendrore në Tiranë dhe me nje filial në Vlorë, zhvilloi një takim me studentët e vitit të tretë të programit Bachelor dhe studentët e programit Master në degën Financë dhe Kontabilitet.

Përfaqësuesja e kompanisë, Znj. Jene Sheraj paraqiti rolin e konsulencës në mbështetje të manaxhimit te bizneseve. Gjithashtu u diskutua per mundësitë e rekrutimit për studentët tanë, duke u ofruar atyre mundësinë për praktika dhe punësim në fushën e kontabilitetit, tatimeve dhe konsulencës. Departamenti ynë synon të vazhdojë këtë traditë bashkëpunimi me kompani të ndryshme, duke i ndihmuar studentët të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me tregun e punës. Takime të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të afruar studentët me praktikat më të mira të sektorit privat dhe për të rritur mundësitë e tyre për punësim pas diplomimit.

Falenderojmë Znj. Jene Sheraj, përfaqësuese e Ecovis Albania, për mbështetjen dhe kontributin ndaj studentëve tanë. Vlerësojmë bashkëpunimin dhe presim ta vijojmë edhe në të ardhmen!