Sot në datën 22 shkurt në ambjentet e biblotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” , Vlorë u zhvillua simpoziumi “Gjuha të Rrënjëve”.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit pjesë e nismës “Qendrueshmeria margjinale: modeli i ekonomisë rrethore për vleresimin e thirrjeve territoriale”, financuar nga thirrja AICS 2019 për “Promovimin e partneriteteve territoriale dhe zbatimin territorial i Agjendës 2030”
Iniciativat e propozuara zhvillohen në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të Thirrjeve
(Nevojave) Territoriale, duke forcuar dialogun midis komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar, nëpërmjet veprimeve kulturore, artistike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
Projekti merr parasysh praktikat dhe rezultatet e mira të projektit;“Angazho diasporën shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”,zbatuar nga (IOM) OKB Migrations dhe financuar nga Agjencia Italiane përBashkëpunim për Zhvillim (AICS).
Ky projekt është vazhdimi i natyrshëm i një dialogu që prej vitesh ka përfshirë San Marzano di San Giuseppe (Puglia), Aps Pro Loco Marciana dhe Shqipërinë, me synimin për të eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim kulturor dhe ekonomik.
Përshëndeti këtë simpozium rektorja e Universitetit “Ismail Qemali”,Vlorë Prof.Dr.Aurela Saliaj ku midis të tjerash theksoi forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve, përmes këtyre aktiviteteve shumë të rëndësishme që zhvillohen me vendin tonë.
Përshëndeti gjithashtu takimin Z.Arjan Vasjari, Konsull i Shqipërisë në Bari
Konferenca vijoi me referimet e pjesëmarrësve ;
- “Gjendja dhe roli i gruas në kulturën e Shqipërisë së lashtë Tarantine”
Referon : Vincenza Musardo Talò
- “Projekti A.L.A.R.I.C.O”-Gjuha dhe traditat kulturore të arbëreshëve për mijëvjeçarin e tretë” .
Referon: Monica Genesin, Profesore e Asociuar e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, UniSalento (Universiteti iSalentos, Lecce)
- “Andronica e trishtuar”;
Referon: Giancarlo Vallone, Profesor i Historisë së Institucioneve politike, Uni Salento (Universiteti i Salentos, Lecce)
- “Kontributi i Arbërisë në gjuhën shqipe”
Referon: Monika Hasani, Pergjegjëse e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.
Materiali për rrjetet sociale:
Sot në datën 22 shkurt në ambjentet e biblotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” , Vlorë u zhvillua simpoziumi “Gjuha të Rrënjëve”.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit pjesë e nismës “Qendrueshmeria margjinale: modeli i ekonomisë rrethore për vleresimin e thirrjeve territoriale”, financuar nga thirrja AICS 2019 për “Promovimin e partneriteteve territoriale dhe zbatimin territorial i Agjendës 2030”bashkëlidhur posteri.