njoftime

Bursa Erasmus+për stafi akademik në Universitetin e Katanias në Itali

Thirrje për mobilitet stafi akademik në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Katanias në Itali.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Katanias në Itali hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 2 (dy) ( 1 Law + 1 Education)

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2024-2025.

– Dieta ditore: 160 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze/italiane).
  • Personel akademik, i cili lidhet me progamet e studimit:
  • 042 Law
  • 011 Education

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore) për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrja në mobilitete.
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje ID/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze sipas modelit Europass (mund të shkarkoni një model në linkun http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions ).
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/italiane.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 27/09/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në link:

https://www.unict.it

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

Formular staf _Katania