Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në emër të Universitetit “Ismail Qemali Vlorë”, ju urojmë të gjithë nxënësve, dhe në mënyrë të veçantë nxënësve të klasës të parë, suksese në rrugën e bukur dhe plot sfida të dijes.
Gjithashtu urojmë edhe prindërit dhe mësuesit, suksese në misionin e tyre fisnik si mbështetës në ndërtimin e të ardhmes të vendit.
Të dashur nxënës! Konsiderojeni të mësuarin një sfidë dhe një mjet të domosdoshën për ndërtimin e vetes dhe të të ardhmes. Në këtë mënyrë ju jo vetëm do të investoni tek vetja, por edhe do të bëni detyrën qytetare të kontributit në zhvillimin e vendit. Ju jeni e nesërmja jonë, dhe për këtë e sotmja na ngarkon ne me detyrën e mbështetjes tuaj. Në këtë kuptim, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, do të jetë gjithmonë një institucion i cili përveç detyrës së tij akademike, do të jetë pranë jush dhe shkollave tuaja.
Edhe një herë suksese!
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë