njoftime

[:sq]Përjashtrim nga tarifa vjetore e shkollimit[:]

[:sq]

Për procedurën e përjashtimit nga pagesa e tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në ciklin parë Bachelor me kohë të plotë, për vitin akademik 2017 – 2018”

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 269, datë 29.03.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”

 

Njoftojmë se:

 

Studentët që studiojnë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë në ciklin parë Bachelor me kohë të plotë dhe vijnë nga shtresat sociale të mëposhtme përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit ndërsa studentët e ciklit te dytë të studimeve master profesional dhe shkencor përjashtohen nga 50% e tarifës vjetore e shkollimit :

 

  1. Student me aftësi të kufizuara.
  2. Studentë   fëmijë   të   personave/familjes   me   aftësi   të   kufizuara,   familjet   e   të   cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  1. Studentët familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore.
  2. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve.
  1. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
  2. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë.
  3. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.
  1. Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  1. Studentët romë dhe ballkano – egjiptianët.
  2. Studentët fëmijë të ish – të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.

Studentët duhe të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës , brënda përfundimit të vitit akademik paraardhës

 

Formulari i aplikimit “PRAKTIKË PËR PËRJASHTIM NGA PAGESA E TARIFËS SË SHKOLLIMIT

 

Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti në zyrën e studentit deri më datë 22.12.2017.[:]