Aktivitete njoftime Njoftime FSHP

[:sq]HIV/AIDS[:]

[:sq]Fakulteti i Shëndetit Publik i Universitetit “Ismail Qemali ” Vlorë organizoi  sot pranë sallës “Rilindja” aktivitetin e përvitshëm  promocional, me rastin e 1 Dhjetorit, ditës Botërore të HIV/ AIDS .

Në aktivitet  morrën pjesë studentë të gjithë fakulteteve të UV-së.

Çdo 1 Dhjetor duke filluar që nga viti 1988 njerëzit nga e gjithë bota bashkojnë forcat e tyre në luftën kundër HIV,  tregojnë mbështetjen ndaj personave të prekur dhe kujtojnë ata që s’jetojnë më. Ky aktivitet ndërgjësues u drejtohet kryesisht studentëve dhe të rinjve, si grupmosha më e rrezikuar nga infeksioni i HIV .

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Qëndrën Studimore për Shëndetin Publik si dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Shëndetit Publik-Vlorë

Në aktivitet u spjeguan rreziqet, si dhe mënyra e mbrojtjes prej tyre. Gjithashtu u theksua rëndësia e ndarjes së informacionit me familjarët, partnerin apo miqtë, si dhe drejtimi për ndihmë në Qëndrën për Këshillimin dhe Testim vullnetar

 [:]