njoftime

[:sq]Thirrje për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos, Itali.[:]

[:sq]Thirrje për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos, Itali.

 

 

Studentët që studiojnë në programet e studimit në Drejtsi që ofrohen nga Departamenti i Drejtsisë, Universiteti ‘Ismail Qemali”, Vlorë (UV), ftohen të aplikojnë për 3 (tre) bursa për mobilitete shkëmbimi në Universitetin e Salernos, Itali (UNISA).

 

Mobiliteti për studentët përfshin qëndrimin prej gjashtë muajsh (mars 2018-gusht 2018) për të kryer studimet për një semestër. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UNISA), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

 

Bursa përfshin:

– Kompensimin mujor (850 EUR/muaj);

– Shpenzimet e udhëtimit (180 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm).

 

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (UNISA) do të gjeni në: http://www.unisa.it/.

 

Për të aplikuar, studentët e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 07.12.2017, ora 12:00, pranë sekretarisë mësimore të Departamentit të Drejtësisë, dokumentet e mëposhtme:

 

  1. Kopje të dokumentit identifikues
  2. Vërtetim studenti
  3. Listë notash
  4. Letër motivimi
  5. Një letër rekomandimi nga pedagog (me të paktën gradën PhD/Dr) që ka ndjekur veprimtarinë e studentit.

 

Për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, do të ngrihet një komision vlerësues, në përbërje të të cilit do të ketë tre anëtarë të Departamentit të Drejtësisë.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhtme (radhitur sipas rëndësisë):

  1. Merita akademike
  2. Kompetenca gjuhësore
  3. Cikli i studimeve (preferohen studentë të vitit të fundit Bachelor dhe të nivelit Master)
  4. Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatëtë barabartë në numër për nga gjinia).

 

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

Për më shumë informacion rreth skemës sëmobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, mund t’i referoheni broshurës së programit Erasmus +, http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/sites/erasmusplus/files/library//guide-credit-mobility_en.pdf ose të kontaktoni me PhD Erjon Hitaj (ehitaj@yahoo.it), person kontakti për projektin.

 

 

 

 [:]