njoftim punesim

[:sq]Njoftim punësimi[:]

[:sq] 

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(njw) vend të lirë pune, për punonjës ndihmës akademik me angazhim me kohë të plotë, si më poshtë:

 

1 (një) vend i lirë Personel ndihmës akademik (Specialist i Njësisë së Vlerësimit dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë), me angazhim me kohë të plotë

 

Kategoria e pages VI-a

 

Përshkrimi përgjithësues i punës pwrmblidhet në kryerjen e Verësimit dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë së Institucionit në fushën akademike, administrative dhe financiare të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

  1. Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

  1. Kritere bazë të përcaktuara nga njësia kryesore:

 

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master shkencor”. Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare në shkenca politike.
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit. Prefrohen kandidatw tw cilwt kanw njohuri nw programe statistikore si SPSS etj
  • Te ketw eksperiencw pune mbi dy vjet. Prefrohen kandidatw tw cilwt kanw eksperienca pune ne institucionet e arsimit te larte.
  • Tw ketw eksperiencw punw nw fushwn e vlerwsimit dhe sigurimit tw brendshwm tw cilwsisw.
  • Tw zotwrojw njw nga gjuhwt e huaja ndwrkombwtare tw njohur nga MAS (sipas preferences anglisht, italisht, Gjermanisht, frengjisht, spanjisht).
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

 

 

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

               Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

      

     Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën ëëë.univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Kopje e leternjoftimit;
  • Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje e noterizuar e librezes se punes;
  • Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave te kualifikimeve ose specializimeve;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vertetim i gjendjes shendetesore lëshuar tre muajt e fundit;
  • Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
  • Kopje e noterizuar e deshmisë së njohjes së kompjuterit.
  • Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne
  • pune.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (20 nentor-03 dhjetor) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
  2. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas një sistemi pikezimi i cili do të hartohet nga komisioni ad hoc dhe do të publikohet dhe në faqen zyrtare të internetit të universitetit para përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, në zbatim të Vendimit të Senatit nr.31, datë 01.03.2017 “Për Miratimin e rregullave dhe procedurave për punësimin e personelit ndihmësakademik”.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

 

Vlerësimi i kandidatëve për personel ndihmës akademik (Specialist) ne Njësisnë e Vlerësimit dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

 [:]