njoftim sidebar njoftime

Kriteret e pranimit për tu rregjistruar në programet e ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 brenda datës 20.10.2017

[tab]
[tab_item title=”Kitere pranimi FSHT”]

  1. Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme të pranimit për tu rregjistruar në programet e ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 brenda datës 20.10.2017

Për programet e studimit “Master profesional”:

Për të gjithë kandidatët që plotësojnë detyrimet e Udhëzimit nr. 18, dt. 16.08.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 15, datë 19.06.2017 Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e  ciklit të parë të studimeve, programet e studimit me karakter profesional, si edhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2017-2018’”, kreu VI/4:

  1. Përzgjedhja e studentëve të bëhet bazuar në kriterin e notës mesatare duke i vendosur në rendin zbritës deri në plotësimin e kuotave të miratuara për diplomën përkatëse.

Kritere preferenciale

  • Jepet përparësi kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në IAL-publike dhe pastaj atyre që vijnë nga IAL jopublike.
  • Jepet përparësi kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në programet e studimit pranë FSHT-së, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.
  • Jepet përparësi studentëve që kanë ngjashmëri të diplomës së ciklit të parë të studimeve me diplomën e ciklit të dytë për të cilën aplikojnë.

Për programet e studimit “Master i shkencave”:

Për të gjithë kandidatët që plotësojnë detyrimet e Udhëzimit nr. 18, dt. 16.08.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 15, datë 19.06.2017 Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e  ciklit të parë të studimeve, programet e studimit me karakter profesional, si edhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2017-2018’”, kreu VI/4:

  1. Përzgjedhja e studentëve të bëhet bazuar në kriterin e notës mesatare të ponderuar duke i vendosur në rendin zbritës deri në plotësimin e kuotave të miratuara për diplomën përkatëse.

Kritere preferenciale

  • Jepet përparësi kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në IAL-publike dhe pastaj atyre që vijnë nga IAL jopublike.
  • Jepet përparësi kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në programet e studimit pranë FSHT-së, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.
  • Jepet përparësi studentëve që kanë ngjashmëri të diplomës së ciklit të parë të studimeve me diplomën e ciklit të dytë për të cilën aplikojnë.

[/tab_item]

[tab_item title=”Kritere pranimi FE”]

  1. Studentët e Fakultetit të Ekonomisë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme të pranimit për tu rregjistruar në programet e ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 brenda datës 20.10.2017

Programet e studimit “Master profesional”

  1. Në programin e studimit Master profesional në marketing”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë apo fusha të tjera studimi. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit të programit përkatës.
  • Kandidatët do të përzgjidhen mbi bazën e notës mesatare dhe diplomës që zotëron.

  1. Në programin e studimit “Master profesional në sipërmarrje në turizëm”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë apo fusha të tjera studimi. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit të programit përkatës.
  • Kandidatët do të përzgjidhen mbi bazën e notës mesatare dhe diplomës që zotëron.

  1. cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor”. Në programin e studimit “Master profesional në administrim publik”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë apo fusha të tjera studimi. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit të programit përkatës.
  • Kandidatët do të përzgjidhen mbi bazën e notës mesatare dhe diplomës që zotëron.

  1. Në programin e studimit Master profesional në financë”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor”.
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit Financë, Kontabilitet, Aktuaristikë, Matematikë, Financë, të cilët do të renditen sipas mesatares dhe në vazhdim studentët që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë e pas tyre studentët që vijnë nga programe të tjera studimi.

  1. Në programin e studimit “Master profesional në kontabilitet”:

  • Do të pranohen kandidatë të
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit Financë, Kontabilitet, Aktuaristikë, Matematikë, Financë, të cilët do të renditen sipas mesatares dhe në vazhdim studentët që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë e pas tyre studentët që vijnë nga programe të tjera studimi.

  1. Në programin e studimit “Master profesional në ekonomiksi në sipërmarrje”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë apo fusha të tjera studimi.
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë nje diplomë “Bachelor në Ekonomiks” nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, më pas ata që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, renditur sipas mesatares.
  • Më tej, kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit të programit përkatës ose të përafërt, do të përzgjidhen mbi bazën e notës mesatare dhe diplomës që zotëron.

Programet e studimit “Master i shkencave”

  1. Në programin e studimit Master i shkencave në administrim-biznes”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor në ekonomi”, apo dhe fusha të tjera studimi. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e ekonomisë.
  • Kandidatët do të përzgjidhen mbi bazën e notës mesatare dhe diplomës që zotëron.

  1. Në programin e studimit Master i shkencave në financë”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor”.
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit Financë, Kontabilitet, Aktuaristikë, Matematikë, Financë, të cilët do të renditen sipas mesatares dhe në vazhdim studentët që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë e pas tyre studentët që vijnë nga programe të tjera studimi.

  1. Në programin e studimit Master i shkencave në pasuri të paluajtshme”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor”.
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit Financë, Kontabilitet, Aktuaristikë, Matematikë, Financë, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, të cilët do të renditen sipas mesatares dhe në vazhdim studentët që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë e pas tyre studentët që vijnë nga programe të tjera studimi.

  1. Në programin e studimit Master i shkencave në ekonomiks”:

  • Do të pranohen kandidatë të cilët zotërojnë të paktën një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë apo fusha të tjera studimi.
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët zotërojnë nje diplomë “Bachelor në Ekonomiks” nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, më pas ata që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në fushën e ekonomisë nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, renditur sipas mesatares.
  • Më tej, kandidatët të cilët zotërojnë diplomë në fushën e studimit të programit përkatës ose të përafërt, do të përzgjidhen mbi bazën e notës mesatare dhe diplomës që zotëron.

[/tab_item]

[tab_item title=”Kritere pranimi FSHH”]

  1. Studentët e Fakultetit të Shkencave Humane duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme të pranimit për tu rregjistruar në programet e ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 brenda datës 20.10.2017

“Master Profesional në ciklin fillor me profil minor ne ciklin parashkollor”  në Departamentin e Edukimit kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë “Bachelor në mësuesi për arsimin fillor” dhe “Bachelor në mësuesi për arsimin parashkollor”.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në drejtimin disiplinar Mësuesi për Arsimin Fillor dhe Mësuesi për Arsimin Parashkollor dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare, deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

Master profesional në mësuesi për arsimin e mesëm në lëndët Histori Gjeografi” në Departamentin e Edukimit kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë “Bachelor në Histori Gjeografi.ose programe te ndara
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në drejtimin disiplinar Mësuesi për Histori Gjeografi dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare, deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

 “Master  i shkencave në Edukim” në Departamentin e Edukimit, kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë në disiplinat e mësimdhënies.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në drejtimin disiplinar në mësimdhënie dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Nota minimale mesatare e kandidatit në studimet “Bachelor” është 6 (gjashtë).
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare, deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

Master  i shkencave në pedagogjinë e specializuar sociale”  në Departamentin e Edukimit, kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë në Pedagogjinë e specializuar, Shkencat sociale, Mjekësi, Shëndet publik.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në drejtimin disiplinar disiplinat pedagogjisë së specializuar dhe shkencat sociale dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Nota minimale mesatare e kandidatit në studimet “Bachelor” është 6 (gjashtë).
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare, deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

Master i shkencave në përkthim-interpretim” në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë “Bachelor” në gjuhë të huaj.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në gjuhë të huaj dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Nota minimale mesatare e kandidatit në studimet “Bachelor” është 6 (gjashtë).
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

 “Master profesional në mësimdhënie për CLAB”, gjuhë angleze dhe gjuhë italiane, në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë “Bachelor” në gjuhë të huaj.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në gjuhë të huaj dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

Master i shkencave në marrëdhënie ndërkombëtare” dhe “Master profesional në e drejtë penale” dhe në “Shkenca administrative” në Departamentin e Drejtësisë, kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë “Bachelor në Drejtësi”.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në drejtësi dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Kanë notën mesatare minimale në studimet “Bachelor”: 6 (gjashtë), vetëm për aplikantët në programet e studimit “Master i shkencave”.
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare, deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Preferohen kandidatët që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

 “Master i shkencave në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe letërsisë”  në Departamentin e Gjuhë-Letërsisë, kandidatët që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë “Bachelor në gjuhë shqipe dhe letërsi”.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në drejtimin disiplinar gjuhë shqipe dhe letërsi dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS-it.
  • Nota minimale mesatare e kandidatit në studimet “Bachelor” është 6 (gjashtë).
  • Përcaktimi i kandidatëve fitues do të kryhet sipas rendit zbritës të notës së tyre mesatare, deri në plotësimin e kuotave të shpallura.
  • Parapëlqehen kandidatët që e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë UV-së.

[/tab_item]

[tab_item title=”Kritere pranimi FSHP”]

  1. Studentët e Fakultetit të Shëndetit Publik duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme të pranimit për tu rregjistruar në programet e ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 brenda datës 20.10.2017

Për “Master profesional në infermieri patologjike dhe kirurgjikale”:

  1. Të pranohen kandidatët që zotërojnë diplomat e mëposhtme:

  • Diplomë “Bachelor në infermieri të përgjithshme”
  • Diplomë “Bachelor në mami infermier”
  • Diplomë “Bachelor në infermieri në shëndet publik”
  • Diplomë “Bachelor në teknik laboratori”
  • Diplomë “Bachelor në fizioterapi”
  • Diplomë “Bachelor në teknik radiolog”
  • Diplomë “Bachelor në higjenist dentar”
  • Diplomë të sistemit të vjetër: “Infermier i përgjithshëm”

të fituara në përfundim të ciklit të parë të studimeve në të gjitha fakultetet apo shkollat e larta të infermierisë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

  1. Përzgjedhja e kandidatëve në programet e studimit “Master profesional” do të bëhet në bazë të rendit zbritës të mesatares së ponderuar të notave të tyre në ciklin e parë të studimeve. Nëse do të ketë studentë me të njëjtën mesatare në studimet “Bachelor” në fund të listës, renditjen do ta përcaktojë rendi zbritës i mesatares së Maturës Shtetërore.

  1. Politika përzgjedhëse e kandidatëve të jetë si më poshtë:

  • Studentët që kanë kryer studimet në UV.
  • Studentët që kanë kryer studimet në Institucione Publike të Arsimit të Lartë.
  • Studentët që kanë kryer studime në Institucione Private të Arsimit të Lartë.

 Për “Master i shkencave në  shkenca infermierore” të pranohen kandidatët që:

  1. Zotërojnë diplomat e mëposhtme:

  • Diplomë “Bachelor në infermieri të përgjithshme”
  • Diplomë “Bachelor në mami infermier”
  • Diplomë “Bachelor në infermieri në shëndet publik”
  • Diplomë “Bachelor në teknik laboratori”
  • Diplomë “Bachelor në fizioterapi”
  • Diplomë “Bachelor në teknik radiolog”
  • Diplomë “Bachelor në higjenist dentar”
  • Diplomë të sistemit të vjetër: “Infermier i përgjithshëm”

të fituara në përfundim të ciklit të parë të studimeve në të gjitha fakultetet apo shkollat e larta të infermierisë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

  1. Përzgjedhja e kandidatëve në programet e studimit “Master i shkencave” do të bëhet në bazë të rendit zbritës të mesatares së ponderuar të notave të tyre në ciklin e parë të studimeve. Mesatarja e ponderuar e notave të diplomës së marrë në ciklin e parë të studimeve duhet të jetë ≥ 7.5.

  1. Politika përzgjedhëse e kandidatëve të jetë si më poshtë:

  • Studentët që kanë kryer studimet në UV.
  • Studentët që kanë kryer studimet në Institucione Publike të Arsimit të Lartë.
  • Studentët që kanë kryer studime në Institucione Private të Arsimit të Lartë.

Për “Master profesional në infermieri pediatrike:

[/tab]