njoftime

[:sq]Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, Prof. Dr Roland Zisi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Princin e Maltës, Alfred Joseph Baldacchino, njëkohësisht dhe Rektor i Universitetit Sankta Cirili të Maltës.[:]

[:sq]Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, Prof. Dr Roland Zisi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Princin e Maltës, Alfred Joseph Baldacchino, njëkohësisht dhe Rektor i Universitetit Sankta Cirili të Maltës.

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, Prof. Dr Roland Zisi, në datat 25 dhe 26 tetor 2018, kreu një vizitë pune në Universitetin Sankta Cirili të Maltës, me ftesë të Lartësisë së tij, Princit të Maltës, Alfred, Jozef Baldakino (Alfred Joseph Baldacchino), njëkohësisht dhe Rektor i këtij universiteti.

Gjatë pritjes së posaçme të organizuar me këtë rast, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, Prof. Dr Roland Zisi, e falenderoi Lartësinë e tij, Princin Alfred Jozef Baldakino, për ftesën dhe mikpritjen e tij dhe më pas e informoi atë për historikun, strukturën, organizimin, vlerat dhe arritjet e UV-së, pedagogëve dhe studentëve të tij ndër vite.

Ndër të tjera, Rektori Zisi i prezantoi mikut të shquar maltez, përpjekjet e stafit akademik dhe strukturave mbështetëse të UV-së për ndërkombëtarizimin e UV-së, aderimin në rrjete universitare serioze e cilësore, kërkimin e partneriteteve afatgjata, rritjen e kualiteteve dhe modernizimin e mësimdhënies, ngritjen e nivelit të kërkimit shkencor, edukimin e studentëve me vlerat më të mira qytetare e humane etj.

Nga ana e tij Princi dhe Rektori Alfred Jozef Baldakino, pasi konfirmoi vullnetin e tij qe dy universitetet të çelin një bashkëpunim të sinqertë e reciprok, e informoi z. Zisi se Universiteti Sankta Cirili i Maltës, i themeluar që më 1769, ka qenë dhe është një qendër e rëndësushmë për shkëmbimin akademik ndërkombëtar në ishull. UM është institucioni kryesor i arsimit të lartë në Maltë dhe strukturat e saj janë në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe me fushën e Arsimit të Lartë Evropian. Kurset në UM janë të dizajnuara për të prodhuar profesionistë të kualifikuar në disiplina të shumëfishta. UM ka katërmbëdhjetë fakultete dhe diplomon mbi 3,500 studentë në disiplina të ndryshme çdo vit.

Ne fund të takimit të gjatë zyrtar dy rektorët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, marrëveshje që angazhon dy institucionet përkatëse në kërkim të përbashkët shkencor, shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve, konferenca shkencore, publikime, etj.

Më pas princi A. J. Baldakino e ftoi rektorin e UV-së në një drekë pune, mes profesorësh dhe bashkëpunëtorësh të tij të afërt, gjatë së cilës u bisedua për iniciativa dhe projekete të përbashkëta në funksion të realizimit në praktikë të marrëveshjes së nënshkruar.

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi e ftoi Princin/Rektorin A. J. Baldakino, që ai të vizitoi Vlorën dhe Universitetin, ftesë të cilën Princi e priti dhe e pranoi me kënaqësi.


[:]