ZYRAT – Zyra e marredhenies me publikun (Funksioni)

Zyra e marrëdhënieve me publikun asiston dhe merr pjesë në prezantimin e politikave arsimore dhe edukative të universitetit, ajo mbulon gjithë korespodencën me institucionet e brendshme dhe të jashtme. Është përgjegjëse për organizimin e aktiviteteve dhe eventeve të universitetit dhe në përmbushje të këtij funksioni, zyra e marrëdhënieve me publikun organizon ceremoni, aktivitete me natyrë festive dhe promocionale, ndihmon në planifikimin, implementimin dhe reklamimin e eventeve të çdo Departamenti si dhe planifikon dhe menaxhon praninë e medias së shkruar dhe asaj vizive në aktivitete e organizuara. Marrëdhëniet me Publikun synojnë zhvillimin e komunikimit dhe transparencën e veprimtarive të universitetit tonë, si dhe publikimin e tyre nëpërmjet shtypit dhe medias elektronike.

Puna e zyrës tonë ka për qëllim marrjen dhe grumbullimin e informacionit dhe përgatitjen me cilësi në kohën e duhur të materialeve informative, në këtë mënyrë marrëdhëniet me publikun kanë një bashkëpunim të ngushtë me zyrën e IT. Në web-siden tonë do të jenë të publikuara rregullisht çdo informacion që ju vjen në ndihmë studentëve tanë. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ka përgjegjësinë e projektimit të një imazhi pozitiv të universitetit në sferën publike, të krijojë dhe të ruajë një reputacion të respektueshëm për universitetin.