ZYRAT – Zyra e marredhenies me publikun (Aktivitetet)

Sot ne datë 03.02.2015 publicisti dhe opinionisti Z. Mustafana Nano në sallën “RILINDJA”  të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë,  zhvilloi një takim me studentë dhe petagogë, për të promovuar librin e tij më të fundit “PAX ALBANICA” në të cilin shpalosi konceptin e tij për besimet fetare në Shqipëri. Sipas tij në plan te parë vihet kombi dhe në plan te dytë vihet feja, si një realitet që i përket shtetit tonë.Libri i tij është një analizë origjinale sipas të cilit duhet të pajtohemi me faktin, se në shtetin tonë ka më shumë se një fe dhe detyra jonë është të bëjmë ç’mos të krijojmë mekanizmat e duhur që kjo bashkëjetesa jonë fetare të vazhdojë, duke respektuar maksimalisht ata që besojnë, ata që nuk besojnë dhe ata që i përkasin nje feje ndryshe nga e jona.Sipas z.Mustafa Nano ndër të tjera nënvizoi se kemi një thesar që është tradita e bashkëjeteses së feve dhe kushti që ky komb të mbetet gjallë është që “Kombi vjen i pari dhe feja e dyta”.

Sot më datë 25.02.2015  në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, pranë sallës “Rilindja”, gazetarja e mirënjohur Rudina  Xhunga si një ndër figurat më të spikatura të gazetarisë televizive, ju drejtua universitetit tonë për të promovuar librat e saj më të fundit si; Preja e nje martese të lodhur, Shkrimtarët e Shekullit etj. Në një atmosferë miqësore mes pyetjeve të shumta nga auditori i zgjedhur studentë dhe pedagogë të fakulteteve të ndryshme znj.Xhunga ju përgjigj me shumë dashamirësi. Ajo ju beri thirrje të rinjve të mos nguten dhe të rrembejnë mundësite qe jeta u ofron dhe se reforma duhet te bëhet nga vet ata.

Aktiviteti në bashkëpunim me Qëndrën Rinore Vlorë

Qëndra Rinore Vlore më datë 14.05.2015 ora 11:00 në bashkëpunim me Univrsitetin”Ismail Qemali” Vlorë organizon aktivitetin me qëllim aktivizimin e të rinjëve në veprimtari  si: Edukim, Punësim, Sport, Art dhe Kulturë. Takimi zhvillohet midis bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Vlorës dhe studentëve të interesuar për punësim sezonal.Aktiviteti so të zhvillohet ne ambjentet e Pallatit të Kulturës “Labëria” në ksatin e dytë. Të gjithë studentët janë të mirëpritur.

Fotot nga Aktiviteti

 

DEBATI PARLAMENTAR MIDIS TË RINJËVE TË UNIVERSITETIT”ISMAIL QEMALI” VLORË

Në datën 15.05.2015  ora 11:00 në Universitetin”Ismail Qemali” Vlorë  pranë sallës “Rilindja ” do të zhvillohet projekti i propozuar nga Ministria e Arsimit në formën e një debati parlamentar ku në qëndër të debatit  janë studentët e Universitetit tonë tema e debatit do të jetë ; Kuotat rinore duhet të jenë të detyrueshme në keshillat vendorë,

Objektivat kryesore të projektit janë:

  • Të edukojë të rinjte në lidhje me demokracinë, çështjet gjinore, proçesin zgjedhor në vetvete;
  • Të edukojë dhe orientojë të rinjtë në lidhje me përfshirjen dhe aktivizmin si një element i domosdoshëm në një demokraci përfaqësuese etj.
  • Të përgatisë një brez të qytetarësh të ndërgjegjshëm, duke i edukuar ata me mendimin kritik, shprehjen e mendimit personal dhe tolerancën ndaj opinioneve të të tjerve.

Të gjithë studentët e interesuar për të marrë pjesë në këtë debat janë të mirëpritur