Zyra e Publikimeve

  • Zyra e publikimeve është përgjegjëse për prodhimin e botimeve të universitetit, duke përfshirë prospektet universitare dhe pasuniversitare. Kjo zyrё kryen detyrёn e njё shtёpie botuese pёr universitetin.

    Funksionet kryesore të zyrës së publikimeve jane:

    • Publikimi i Botimeve shkencore
    • Publikimi i Artikujve shkencore
    • Publikimi i guidave, librave etc
    • Shperndarja e botimeve në Universitetet dhe bibliotekat e ndryshme të Shqiperisë.

    Puna e realizuar në vitin 2014 dhe puna e planifikuar për vitin 2015:

    Këtë vit Zyra e Publikimeve ka botuar tre volume të Buletinit Shkencor (ISSN: 2310-6719), të cilët përfshijnë 119 artikuj shkencorë shkruar nga pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë si dhe nga pedagoged e jashtëm nga Universitete të ndryshme në Shqipëri. Artikujt janë vlerësuar nga Bordi Shkencor pjesë e të cilit janë profesorët dhe autoritete në fushat e ndryshme nga bota shkencore në Shqipëri, Angli dhe SHBA. Çdo volum i Buletinit është derguar tek të gjithë universitetet shtetërore dhe bibliotekat më të rëndësishme në Shqiperi.

    Në kuadrin e 20 vjetorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, 10 Tetor 2014, është botuar një libër që përmbledh aktivitetet, personazhet me të rëndësishëm, të kerkimit shkencor të Universitetit tonë që nga inaugurimi i tij deri më sot.

    Specialiste: Roksana Nowak, Ina Cobani

    Email: buletini.shkencor@univlora.edu.al

  • Në muajt e ardhshem në Zyren e Publikimeve do të vazhdohet të botohet Buletini Shkencor (3 volume në vit). Do realizohet edhe “Guida për Studentet” me informacionet për çdo fakultet, për regjistrim, bursat etj.

    Jeni të interesuar për të botuar punimet tuaja shkencore në Buletinin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë?

    Buletini Shkencor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlore (ISSN: 2310-6719) botohet 3 here ne vit. Artikulli i plotë duhet të dërgohet në sistemin online (buletini.shkencor@univlora.edu.al). Afatet e dërgimit të punimeve janë publikuar ne faqen zyrtare te Universitetit www.univlora.edu.al. Në qoftë se dëshironi të njoftoheni personalisht me email për çdo afat dhe informacion tjetër në lidhje me Buletinin Shkencor dërgoni kontaktet tuaja në adresen si më sipër.

    Artikujt duhet të jenë origjinale (të pakumtuara në ndonjë aktivitet tjetër), të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi ose botimi (në ndonjë redaksi tjetër). Autorët janë përgjegjës për redaktimin gjuhësor të tekstit të përmbledhjeve të tyre, qoftë në shqip, qoftë në anglisht.

    Plagjiatura nuk lejohet dhe do t’u raportohet si autorit, ashtu edhe autoriteteve përkatëse. Konkluzionet duhet të justifikohen nga skema eksperimentale dhe të dhënat e paraqitura. Informacioni duhet të jetë i detajuar në mënyre që të lejojë përsëritjen e punës nga shkencëtarë të tjerë të së njëjtës fushë. Autorët duhet t’i ruajnë të dhënat eksperimentale dhe t’ia paraqesin Këshillit Botues, nëse u kërkohen. Shkrimi duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, konçiz dhe korrekt nga ana gramatikore. Autorët mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe formale të materialeve që paraqesin.

    Formatimin teknik e strukturor:

    1. Artikulli duhet të jetë i formatuar në letër A4, duke lënë 4.5 cmbosh nga të gjitha anët, në MS Word2007. Shkrimi i permbajtjes duhet të jetë Times New Romansingle line, duke ndarë paragrafët nga njeri tjetri nga pas me 6 pt, teksti i përgjithshëm (vijëzimi justifyed) me germë me font 11.
    2. Titulli përgjithshëm shtypet me germa KAPITALE me font14dhe me bold.

    Titulli, autori(t) dhe adresat vendosen në qendër.

    Titulli, gjithë titujt dhe nëntitujt e nënndarjeve shtypen me bold.

    Emri(at) e autorit(ëve), adresa(at), fjalëkyçet, dy abstraktet (shqip dhe anglisht), literatura, gjithë shpjegimet dhe shkrimet në tabela dhe figura, formulat duhet të jenë të gjitha me font 10.

    3.Artikulli i formatuar sipas këtyre udhëzimeve, bashkë me formulat, tabelat, figurat dhe fotografitë nuk duhet të kalojnë 10 faqe.

    Artikulli duhet të përmbajë këto nënndarje:

    • Titullin,
    • Autorin(ët) në një rresht,
    • Adresën(at) përkatëse korresponduese (përfshirë e-mail, si dhe kush mban lidhjet me Redaksinë) në rreshta të veçantë,
    • dy Abstraktet (jo më shumë se 200 fjalë ose 20 rreshta) në shqip dhe në gjuhën angleze të saktë,
    • Fjalëkyçet (jo më shumë se gjashtë),
    • Hyrjen,
    • Materiali dhe metodat,
    • Rezultatet,
    • Diskutime dhe/ose Përfundime,
    • Falënderime,
    • Literatura.
    1. Nga ana gramatikore kërkohet që të gjitha tekstet duhet të jenë të shkruara me germat “ë” dhe “ç” të alfabetit, mundësisht me sa më pak gabime ortografike, hapësirat midis fjalëve vendosen gjithmonë pas shenjave të pikësimit dhe jo para tyre. Rekomandohet që materialeve para dërgmit t’u bëhet një kontroll automatik nga ana gramatikore në kompjuter
    2. Paraqitja e materialeve nga ana formale duhet të jetë estetike. Të gjitha shkrimet të jenë vetëm me ngjyrë të zezë. Tabelat të jenë të thjeshta dhe sintetike, pa ngjyra të tepërta, nëse duhet cilësuar diçka mund të përdoret ngjyra gri në tone të ndryshme. Gjithashtu edhe grafikët si pasqyrim të tabelave mundësisht të trajtojnë sa më qartë problematikën dhe duke pasqyruar në forma sa më të thjeshta të dhënat e tabelave, mundësisht të pangarkuara me ngjyra të larmishme.

    Përmasat e tabelave, figurave dhe fotografive nuk duhet të kalojnë përmasat e faqes së shtypur, 16 cm në gjerësi ose 23 cm në lartësi. Figurat dhe fotografitë duhet të kenë cilësi të mirë dhe legjendë të qartë dhe të lexueshme për shtypin bardhë e zi ose me ngjyra.

    Formulat duhet të jenë të shkruajtura qartë me simbole të pajtueshme, për të mos krijuar keq interpretime.

    1. Citimet e literaturës duhet të bëhen duke përdorur emrin e autorit, të dy autorëve, ose të autorit të parë:

    p.sh. në përdorimin drejtpërdrejt në periudhë: Uherkovich (1963): Brakefield & Dowdeswell (1985); Van den Hoeket al. (1995);

    ndërsa në citimin e përgjithshëm: (Uherkovich, 1963; Brakefield & Dowdeswell, 1985; Van den Hoek et al., 1995).

    Literatura duhet të shkruhet qartë dhe e plotë duke përfshirë:

    • te gjithë autorët,
    • titulli i plotë,
    • emri kuptueshëm të botuesit dhe faqet,

    si më poshtë (për librat dhe artikujt shkencorë përkatësisht):

    Brakefield P. M. (1982): The ecological genetics of quantitative characters of Maniola jurtina and other butterflies. In: The biology of butterflies. Symposia of the Royal Entomological Society, London. No. 11: 167-190

    Brakefield P. M., Dowdeswell W. H. (1985): Comparison of two independent scoring techniques for spot variation in Maniola jurtina (L.) and the consequences of some differences. Biol. J. Linn. Soc. 24: 329-345

    Uherkovich G. (1963): Contributions a’ la connaisance du potamo-phytoplancton de quelques fleuves de l’Albanie. Acta Botanica, Ac. Sci. Hungaricae, vol. 9: 161-172

    Van den Hoek C., Mann D. G., Johns H. M. (1995): Algae: An introduction to phycology. Cambridge University Press: 1-624

    V.O

    Vetëm artikulli i saktë dhe i plotë pranohet.

    Ai diskutohet për recensë në mbledhjen e parë të Redaksisë.

    Një recensues anonim më afër fushës shkencore të dorëshkrimit jep mendim me shkrim për cilësinë dhe shkallën përmirësimit.

    Autori përgjegjës informohet nga Redaksia kur Dorëshkrimi ka nevojë për përmirësime ose plotësime të mëtejshme.