Sektori i Shërbimeve të Librit (Shtypshkronjë dhe E/book)

  • Biblioteka e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë ndodhet në godinën qendrore të Universitetit (Rektorati), në katin e dytë (ish – salla A 200), mbi Sallën e Konferencave “Rilindja”. Sektori i Bibliotekës, sipas organigramës, ka varësi direkte nga Rektori i Universitetit dhe është njësi ndihmëse e institucionit. Biblioteka Qendrore ka emrin e humanistes shqiptare Nermin Vlora Falaschi, Ambasadore e Kombit. Ka një sipërfaqe prej 200 m katrorë. Fondi i titujve arrin në 15 mijë, ndërsa inventari i librit arrin në 35 mijë kopje. Në bibliotekë gjenden tituj nga të 10 fushat e dijes, të cilat janë sistemuar dhe klasifikuar sipas Klasifikimit Dhjetor Universal (KDU). Të interesuarit gjejnë në Bibliotekë literaturë për çështje të përgjithshme, për shkencën dhe diturinë, organizimin dhe informacionin në fushën 0 (rafti i parë majtas, kur hyn në sallë); për filozofinë fusha 1, për psikologjinë nënfusha 159,9 ( në raftet në vijim majtas para); për fenë në fushën 2; për shkencat shoqërore, ekonominë me nënndarjet e saj, për të drejtën, qeverinë, është fusha 3; (fusha 4 është ende vakant); në fushën 5 gjenden matematika dhe shkencat e natyrës (rafti i fundit i krahut të djathtë, kur futesh në sallë); në fushën 6 shkencat e aplikuara, mjekësia, teknologjia (rafti vijues djathtas, duke ardhur); fusha 7 ka artet, argëtimin, shlodhjen, sportin (rafti vijues duke ardhur); fusha 8 ka gjuhën (shqipe dhe të huaj), linguistikën, letërsinë dhe fusha 9 përmban gjeografinë, biografinë dhe historinë (i pari djathas, kur hyn në bibliotekë). Për të lehtësuar kërkimin, kemi vendosur dhe etiketat orientuese për të interesuarit, sikurse dhe vetë drejtuesi i Bibliotekës është në shërbim të lexuesve dhe studiuesve. 65 % e literaturës është në gjuhë të huaj dhe 35% në gjuhën shqipe. Në literaturën e huaj, 75 % e teksteve është në anglisht, ka edhe në gjuhën italiane, frënge, gjermane, spanjolle, ruse, greke, rumune, arabisht e turqisht. Klasifikikimi i librit zbërthehet në trajtë hierarkike. Studentët gjejnë libra për degën ku studiojnë, që nga shkencat kompjuterike, financa, biznesi, drejtësia, kontabiliteti, shkencat detare, matematikë – fizika, infermieria, inxhinieritë, gjuha, letërsia, gjeografia dhe historia. Të interesuarit duhet të antarësohen në bibliotekë dhe për këtë qëllim janë rregullat përkatëse, të cilat i aplikojmë me regjistrimin e tyre në kartelën e lexuesit. Biblioteka funksionon me fonde të hapura, sipas rregullores së institucionit, miratuar nga Senati. Është në funksion të studentëve, të pedagogëve, të studiuesve, të stafit akdemik dhe administrativ, si dhe të punonjësve të institucionit. Në sallën e bibliotekës studiohet dhe mund të realizohen punë studimore, kërkimore shkencore në qetësi nga të interesuarit. Orari i Bibliotekës është 08.00 – 16. 00 çdo ditë. Ditën e shtunë, të dielën dhe për festat zyrtare është mbyllur. Fondi i Bibliotekës pasurohet me literaturën e duhur dhe korente nëpërmjet blerjeve nga institucioni, pas këshillimeve me dekanët, shefat e departamenteve dhe pedagogët. Pranojmë libra dhurata, të çmuara janë antikuarët, dorëshkrimet etj. Vlen për t’u shënuar takimi i drejtuesve të disa prej bibliotekave kryesore universitare dhe publike të vendit me ministren e Kulturës më 19.01.2015 në Tiranë, ku mori pjesë dhe drejtuesi i Bibliotekës së Universitetit tonë dhe ngriti problemin e nevojës së koordinimit me institucionet e tjera arsimore dhe kulturore. Në kuadrin e edukimit përmes kulturës, Biblioteka jonë mori dhuratë 300 tituj librash (sikurse edhe bibliotekat e tjera pjeswmarrëse). Po ashtu kemi marrë dhuratë 100 tituj nga Bibliteka e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe, në vijim, po kaq nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Biblioteka jonë është përfshirë në rrjetin COBISS. Net për katalogimin dhe përshkrimin bibliografik sipas standarteve ndërkombëtare. Disertacionet e pedagogëve (Doktoraturat) dhe të studentëve të shkëlqyer të Masterit këshillohet të dorëzohen në Biblotekë nga 1 (një) kopje, sepse përveç depozitimit, ruajtjes si pronë intelektuale e tyre e dobishme për komunitetin, si dhe përpunimit bibliografik, përgjegjësi i Biblotekës, MSc Albert Habazaj ka fituar licençat ndërkombëtare për katalogimin e monografive shkencore etj. dhe realizon pasqyrimin e tyre në sistemin ndërkombëtar të standartizuar, në rrjetin COBISS.Net.

    Përgjegjës Sektori

    MSc. Albert HABAZAJ

    Email: albert.habazaj@univlora.edu.al

    Specialist: Msc. Gent Zejno, Msc Elton Brakaj

    Email: gent.zejno@univlora.edu.al

    Email: elton.brakaj@univlora.edu.al

  • Biblioteka Qendrore e Universitetit është në korpusin kryesor të universitetit. Biblioteka mban emrin e humanistes Nermin Vlora Falaschi, Ambasadore e Kombit Shqiptar. Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”, me përfaqësues MSc. Albert Habazaj, trajnuar dhe çertififikuar për të gjitha nivelet në standartin ndërkombëtar të përshkrimit bibliografik, nga IZUM, Slloveni, rrjeti COBISS. Net.

    Emërtimi zyrtar: Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

    Adresa: Godina A (Rektorati), kati 2, mbi Sallën e Konferencave, Lagjia “Pavarësia”, Skelë, 9400, Vlorë.

    1. Gjatë vitit 2012, Bilbioteka e Universitetit tonë pati mundësinë të ishte pjesë e promovimit të realizuar në kuadër të projektit Electronic Resources for Albania (ERA 2012 Project).
    2. Është bërë tashmë traditë e Bibliotekës sonë respektimi i 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, me synimin e qartë që çdo ditë e vitit akademik të jetë 23 Prill, me qëllimin fisnik që libri të jetë diell për pedagogët e studentët tanë. Këto veprimtari, në funksion të edukimit të dashurisë ndaj librit universitar, shkencor e kulturor janë pasqyruar dhe në mediat lokale.
    3. Sipas detyrës së ngarkuar nga rektori i Universitetit, Prof. Dr. Albert Qarri, në bashkëpunim me 4 dekanët e fakulteteve dhe shefat e departamenteve, kemi hartuar “Listën e Librave për UV për vitin akademik 2015” me literaturën e nevojshme bashkëkohore manuale dhe online, sipas kritereve të duhura me autor, titull, botues, datë botimi, çmim dhe ISBN për librat, si dhe ISSN për revistat shkencore.
    4. Kemi përfunduar hedhjen me programin EXCEL të inventarit të literaturës, që ka gjendje Biblioteka, proces që vijon me pasurimin e saj në kohë, gjë të cilën do ta digjitalizojmë gjatë kohës, sipas udhëzimeve të ISBD – ve.

    5. Qysh me fillimin e vitit 2013, Biblioteka e Universitetit të Vlorës, së bashku me bibliotekat universitare të Tiranës dhe atë të universitetit të Shkodrës pati mundësinë të përfshihet në sistemin kombëtar bibliografik COBISS.AL, sipas kushteve të përgjithshme të bashkëpunimit dhe shkëmbimit pa pagesë të regjistrimeve bibliografike në rrjetin COBISS. Net.

    1. Biblioteka e Universitetit funksionon për studentët, pedagogët, punonjësit e kërkimit shkencor, stafin akademik dhe joakademik (administratën dhe punonjësit e tjerë) të Universitetit.
    2. Shërbimi është dy formësh: shfrytëzimi i literaturës me kartelë dhe me pasaportë (letërnjoftim) sipas udhëzimeve përkatëse, ose në sallë me çertifikatë (letërnjoftim).
    3. Çdo anëtar i ri duhet të paraqesë letërnjoftimin dhe dokumentet e tjera të duhura dhe të plotësojë formularin e regjistrimit për të hapur kartelën personale të anëtarësimit.
    4. Kartela e anëtarësimit shërben për kryerjen e veprimeve sa herë që personi tërheq ose dorëzon libra në Bibliotekë.
    5. Disertacionet, buletinet shkencorë, guidat e ndryshme, fjalorët, enciklopeditë, manualet, katalogët, albumet, hartat, librat me vlerë të veçantë dhe unike, antikuaret, shkrimet e rralla, dorëshkrimet, DVD, CD, periodiku etj., shërbehen vetëm në sallë me pasaportë (letërnjoftim).
    6. Fjalorët, manualet, albumet, disertacionet, librat me vlerë të veçantë dhe unike, si dhe materialet e tjera të shtypura ose jo libra, të cituara në pikën 4, nuk huazohen. Ato jepen vetëm për shfrytëzim në sallë.
    7. Librat apo revistat i jepen të interesuarit për përdorim të jashtëm, konform rregullave me afat maksimal 15 ditor. Në rast se anëtari i bibliotekës ka nevojë për të zgjatur afatin e huazimit të librit, rikonfirmohen shënimet në kartelë dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit të librit jashtë bibliotekës, gjithmonë brenda segmentit kohor 15 ditë.
    8. Nuk lejohet dëmtimi i librit, të shkruarit në të apo nënvizime të ndryshme.
    9. Për çdo libër të humbur nga ana e lexuesit, nëqoftëse nuk bëhet zëvendësimi me të njëjtin titull, zhdëmtohet me 10 fishin e vleftës së librit, me faturë nga Dega e Financës dhe e Buxhetit të Universitetit (për librat e vjetër bëhet konvertimi me çmimet e sotme).
    10. Për librat unikalë, në rast dëmtimi, vlerësimi i zhdëmtimit vendoset nga një komision i posaçëm.
    11. Në fondet e librit, të periodikut dhe në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të pihet duhan.
    12. Brenda mjediseve të Bibliotekës, në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të flitet me zë; studiohet në qetësi dhe mund të komunikohet me zë të ulët.

    UDHËZIMET PËR ANËTARËSIM NË BIBLIOTEKËN “NERMIN VLORA FALASCHI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

    I – Studentët që kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:

    1. Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitetet e nevojshme, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
    2. Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
    3. Të dorëzojë një vërtetim me vulë nga fakulteti, ku vijon studimet, të firmosur nga kryesekretarja dhe dekani i fakultetit. (Vërtetimi konfirmon, që personi i interesuar për t’u anëtarësiuar në Bibliotekën e Universiteti, është student i këtij universiteti, në degën përkatëse për vitin akademik që jemi aktualisht. Vërtetimi nuk kthehet, ruhet në arkivin e Bibliotekës)
    4. Regjistrimet e anëtarësimit apo freskimi i tyre (rianëtarësimi) bëhen çdo vit akademik.
    1. Stafi akademik dhe joakademik i universitetit, kërkuesit shkencorë dhe punonjësit e institucionit tonë, të cilët kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:
    2. Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitete e nevojshm, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
    3. Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).

    3. Pedagogët e emëruar rishtas dhe punonjësit e rinj, të dorëzojnë një vërtetim nga punëdhënësi (përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dhe Rektori).

  • http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=92015&mode=5http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=<http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=99999&mode=5>92015&mode=5<http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=99999&mode=5>