Mirësevini!
Në radhë të parë më lejoni t'ju uroj një mireseardhje të përzemërt në Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë.
Ju tani jeni pjesë e një Universiteti të rëndësishëm në Shqipëri, qëllimi i të cilit është të bëhet gjithashtu edhe një Universitet me diploma më cilësore jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj.
Ne dimë dhe në të njëjtën kohë po e përjetojmë proçesin e evolimit të këtij Universiteti. Qëllimi i ndryshimeve të këtij Universiteti është ngritja e cilësisë së mësimëdhënies dhe përgatitja sa më mirë e brezave, bazuar në njohurit dhe eksperiencat që sjellin jo vetëm Pedagogët tanë, të cilët dita me ditë rritin nivelin e tyre pregatitor, shkencore por dhe akademik në mësimdhënie, por gjithashtu tek ne do të gjeni dhe një Staf Akademik, i cili ftohet me dëshirën e madhe për të ndihmuar dhe sjell programe të reja të një niveli të lartë shkencor dhe studimor. Përfituesit më të mëdhenj të këtyre ndryshimeve jeni ju studentë, pasi do të keni fatin të mësoni dhe shkëmbeni eksperiencat tuaja me pedagogë jo vetëm shqipëtar, por edhe të huaj nga shtete të ndryshëm, të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre.
Universiteti ynë është themeluar në 1994 dhe tashmë ka katër Fakultete:
Po ashtu do të gjeni:
Me hyrjen në këtë Universitet Ju do të keni mundësi të frekuentoni këto Departamente:
Sipas cikleve te studimit studenti ne UV do te mund te diplomohet ne te tre nivelet :
Për të dhënë këto diploma në të gjitha degët që ju frekuentoni në këtë Universitet, ne përpiqemi me anë të alpikimeve dhe kërkesave ndaj MASH dhe Agjensisë së Akreditimit që t’i bëjmë të njohura dhe të hapim degë të reja për më shumë mundësi. Për më tepër pregatitja shkencore e Stafit të Universitetit tonë po përmirësohet dhe rritet në vazhdimësi për të qenë në një nivel, i cili të krahasohet me Universitetet e akredituara në sistemin botëror.