Erida Prifti

C’do te Thote te Interpretosh nje Ligjerate

30 Janar, 2009

Qe kur u thye izolimi i Shqiperise, hyrja dhe dalja u be me ne fund e mundur per njerez nga kombesi te ndryshme dhe u hapi atyre rrugen e nderveprimit me vendasit. Nderveprimi automatikisht sjell nevojen per komunikim dhe per kete arsye perkthyesit jane te paret qe kerkohen kur te huajt hyjne ne vend. Per momentin ne te cilin flasim koncepti i perkthimit si profesion ende nuk eshte kristalizuar mire; te huajt qe vijne ne Shqiperi per qellime te ndryshme gjithcka kerkojne tek perkthyesi eshte qe ai te dije gjuhen. Por perkthimi nuk konsiston thjesht ne te folurit e gjuhes; ka shume gjera te tjera me te cilat nje perkthyes duhet te jete i pajisur, mungesa e te cilave eshte duke e demtuar ne menyre te dhimbshme integritetin e gjuhes se folur shqipe dhe menyren e drejte te te shkruarit te saj.

Por krahas kesaj, ekzistojne edhe njerez te cilet e njohin gjuhen dhe kulturen shqipe dhe e njohin gjithashtu edhe gjuhen dhe kulturen e huaj, dhe bejne kujdes me menyren ne te cilen e japin njesine kuptimore ne te folur apo ne te shkruar dhe fruti i tyre eshte nje forme e bukur, e sakte, kuptimplote e origjinalit, e cila po ta lexosh apo ta degjosh vetem ne shqip, nuk te shkon mendja qe eshte perkthim; aq paster dhe rrjedhshem eshte dhene nga perkthyesi.

Te interpretosh nje ligjerate nuk do te thote ta perkthesh ate fjale per fjale. Te interpretosh nje ligjerate do te thote te transferosh permbajtjen e saj kuptimore, ngjyrimin emocional dhe ngarkesen estetike qe ajo mbart nga gjuha origjinale ne gjuhen e perkthyer duke perdorur burimet e duhura leksikore, sintaktike dhe stilistike dhe ta japesh kete ligjerate ne gjuhen e perkthyer ne menyre gojore. Me fjale te tjera, te interpretosh do te thote te japesh me goje kuptimin e plote te nje ligjerate nga gjuha origjinale ne gjuhen e perkthyer.

Kuptimi i ligjerates nuk ndodhet thjesht tek domethenia e seciles fjale. Kuptimi ndodhet ne teresine e nje ligjerate, e cila e perfshin kuptimin e seciles fjale, dhe nuk ndalet me kaq, por perfshin edhe menyren sintaksore te renditjes se ketyre fjaleve per te ndertuar shprehje, lidhjen qe shprehjet krijojne me njera-tjetren per te ndertuar fjali, dhe me tej, menyren sesi fjalite, paragrafet, episodet dhe segmentet e rrefimit lidhen me njeri-tjetrin per te ndertuar te teren.

Shpeshhere kuptimi nuk shprehet hapur; ai eshte retorik, ose vetekuptohet, sic thuhet ndryshe, per shkak se ekzistojne te dhena ne kulturen e popullit qe flet ate gjuhe te cilat e bejne shpjegimin te panevojshem. Por ai ngjyrim retorik ka po ate peshe ne ligjerate sa ka edhe kuptimi i shprehur haptas me fjale dhe fjali dhe i cili duhet shprehur kur vjen rradha e interpretimit.

Kuptimi i ligjerates mund te gjendet gjithashtu jo vetem ne kuptimin e drejtperdrejte te fjaleve, te quajtura ndryshe denotacione, por edhe ne kuptimin jo-te-drejtperdrejte te tyre, te quajtura ndryshe konotacione. Nje interpretim i mire do te reflektonte ne shkallen me te larte te mundur konotacionet, ngjyrimet retorike dhe stilin emotiv te tekstit ne origjinal. Saktesia e plote do te arrihej po te ruheshin te paprekura te gjitha keto aspekte te domethenies ne origjinal.

Kjo eshte arsyeja perse interpreti ka nevoje jo vetem te njohe gjuhen nga e cila interpreton, por atij i duhet te njohe edhe kulturen e folesve te asaj gjuhe dhe menyren ne te cilen perdoren shprehjet. Per shembull, e zeme se kemi nje interpretues amerikan, i cili e ka mesuar shqipen ne menyre te shkelqyer dhe e njeh shume mire gramatiken (kam patur privilegjin te takoj njerez te tille). Si do t’ia beje ai te interpretoje per shembull shprehjen “shiko si qesh, si Koci i Ollges”, J po te mos dije qe ky emer vjen nga nje film komedi, te cilin nuk ka shqiptar qe te mos e kete pare, i titulluar “Zonja nga qyteti”. Dhe nuk ekziston menyre ne bote qe ky interpretues te imagjinoje kete lloj te qeshure nese nuk degjon si qesh Koci ne film.

Ose le te themi, per shembull, nje interpretues shqiptar qe i takon te ktheje ne shqip shprehjen “he is way out in the left field”; si do ta perktheje kete shprehje interpreti po te mos dije qe ne lojen me popullore te Amerikes, ne bejsboll, te jesh tutje nga fusha e majte do te thote te marresh drejtim krejt te gabuar te sorollatesh kot me kot nderkohe qe te tjeret vrapojne e marrin piken tende.  Pa ditur kete gje nuk eshte e mundur t’i biesh ne te qe “he is way out in the left field” thuhet per nje njeri qe nuk e ka kuptuar biseden, qe eshte fare larg nga qendra.

I them keto gjera per te nenvizuar qe kuptimi i shume prej shprehjeve te nje gjuhe nuk konsiston thjesht ne bashkesine e kuptimeve te seciles fjale, por edhe ne njohurine kulturore qe qendron pas saj, keshtu qe perkthyesi apo interpreti nuk duhet t’i marre lehte shprehjet qe tingellojne si frazeologjike duke menduar se mund t’i perktheje meqenese e di kuptimin e cdo fjale qe e perben ate, por duhet te beje kujdes e te sigurohet me ane fjaloresh, dhe po pati mundesi, te konsultohet me folesin ne lidhje me te tilla lloj shprehjesh. Dhe pasi ta kete perceptuar kuptimin e saj, po te jete e mundur te gjeje nje barazvleres ne gjuhen e perkthyer, ose te jape nje shpjegim te mire te saj pa e penguar rrjedhen e ligjerates. Ketu qendron zotesia e interpretit.

Komente | Artikuj te tjere

Bibliografi

Prifti, E. Bazat e Interpretimit. Botimet Europrint, Vlore.

 

Copyright 2009 © Erida Prifti   |   Universiteti i Vlores   |   Departamenti i Gjuheve te Huaja   |   Gjuhe Angleze
Nese deshironi te citoni ndonje nga materialet e mia, ju lutem me kontaktoni.