Erida Prifti

Huazimet ‘Konsekutiv’ e ‘Simultan’

30 Janar, 2009

Pak vjet me pare, kur lenda e interpretimit u instalua per here te pare ne kurrikulumin e Deges se Gjuhes Angleze ne Universitetin e Vlores, ne leksionet e mia te interpretimit tentova te perdor termat interpretim i njekohesishem per interpretimin simultan dhe interpretim i njepasnjeshem per interpretimin konsekutiv.

Ne shenimet e printuara qe u leshoja studenteve i vendosja gjithmone te dy termat krah per krah per te pare se cili do te mbijetonte dhe cili do te zinte vend ne te foluren spontane te studenteve. Termat e huazuar simultan dhe konsekutiv u perdoren me me shume lehtesi dhe shume me shpesh sesa fjalet shqipe.
Arsyeja ishte nje: ndikimi i gjuhes angleze.

Megjithese, deri ne njefare mase, mund t’i lejojme vetes te huazojme dhe te shqiperojme fjale nga gjuhe te tjera, nuk eshte mire t’i shtremberojme ato dhe t’u krijojme versione te tjera. Fjala simultan ka qene e perdorur me pare ne gjuhen shqipe ne nje tjeter kontekst.

Mesuesit e matematikes neper shkolla te mesme nisen ta perdorin kete fjale per te nenkuptuar nje provim qe kryhej papritur e papandehur, njekohesisht me zhvillimin e ores se mesimit, per jo me shume se gjashte nxenes nga klasa.

Me vone kjo menyre e kontrollit te njohurive joshi edhe mesues te lendeve te tjera, te cilet nisen menjehere ta perdornin ate rregullisht. Keshtu ndodhi qe simultani nuk iu nda me oreve te mesimit dhe ishte ne gjendje t’u çonte mornica edhe nxenesve me te mire. Problemi nuk qendron ketu, por ne diçka tjeter. Dikur dikush e degjoi gabim fjalen simultan dhe nisi te thoshte simultant, me “t” ne fund. Ndoshta ai person ka qene njeri me rendesi, sepse versioni simultant u perhap si gripi, u percoll ne te folurin e perditshem, u shqiptua ne klase, u shkrua neper dokumenta dhe u perdor aq shume saqe sot fjala simultan tingellon gje e re per veshin e shqipfolesve.

Ka ndodhur e njejta gje qe ndodhi edhe me shprehjen e ka humbur busullen, per te nenkuptuar qe dikush e ka humbur orientimin, e ka humbur drejtimin, eshte hutuar. Dikur dikush e degjoi gabim, e perdori gabim, e percolli gabim dhe sot mberrin tek ne ne formen e ka humbur pusullen; se ç’lidhje ka midis humbjes se nje pusulle, qe eshte nje leter, dhe hutimit, nuk dihet.

ORIGJINA E FJALES ‘SIMULTAN’

Interpretimi simultan Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe nuk e permban fjalen simultan (dhe aq me pak simultant), gje qe me ben te hipotezoj se duhet te kete hyre ne gjuhen shqipe pas periudhes se vjeljes se fjaleve per te formuar kete fjalor, ose duhet te kete qene fjale teper e re per te rene ne sy ne ate kohe.

Sido qe te jete, ne te gjitha gjuhet nga te cilat kjo fjale mund te jete huazuar, nuk ekziston nje germe “t” pas morfemes simultan: ne anglisht simultaneous, ne italisht simultaneo, ne frengjisht simultané, ne spanjisht simultàneo, ne gjermanisht simultan. Fjala, ne te gjitha keto gjuhe, e ka origjinen nga latinishtja simultaneus, qe nga viti 1652, me rrenje fjalen simul, qe do te thote ne te njejten kohe, dhe me prapashtesen –taneus.

Komente | Artikuj te tjere

Bibliografi

Prifti, E. Bazat e Interpretimit. Botimet Europrint, Vlore.

 

Copyright 2009 © Erida Prifti   |   Universiteti i Vlores   |   Departamenti i Gjuheve te Huaja   |   Gjuhe Angleze
Nese deshironi te citoni ndonje nga materialet e mia, ju lutem me kontaktoni.