Termi Interpretim dhe Origjina e Tij
30 Janar, 2009
Kur libri Bazat e Interpretimit [Prifti, Erida. Mars 2006. Botimet Europrint] doli nga shtypi dhe u prezantua ne vitrine, njerezit pyesnin nese libri fliste per menyren si komentohet nje veper letrare, si prezantohet nje kenge, apo mos kishte te bente me aktrimin. Kane te drejte. Fjala interpretim ne gjuhen tone te perditshme i ka keto kuptime.
Por ne fushen e gjuhesise, ne profilin e perkthimit, me termin interpretim do te nenkuptojme perkthimin me goje, i cili ne dhjetevjeçaret e fundit eshte veçuar si koncept nga ai i perkthimit me shkrim dhe eshte kthyer jo vetem ne nje profesion menjane, por edhe ne nje fushe studimore krejtesisht te veçante nga ajo e perkthimit me shkrim. Gjuha shqipe eshte duke u pasuruar ne menyre metamorfike dhe me nje shpejtesi marramendese, duke perdorur shqiperime fjalesh te huaja, huazime te pandryshuara, struktura sintaksore te adoptuara, si dhe ajo qe ka me shume te beje me konceptin tone, zgjerime kuptimore fjalesh qe tashme ekzistonin ne kete gjuhe. E tille gje ka ndodhur me termin interpretim. Ky term ka pesuar nje ndryshim semantik ne qenien e tij, me ane te njeres prej menyrave te ndryshme te zhvillimit te leksikut te nje gjuhe: zgjerimit kuptimor. Spektrit te kuptimeve te fjales ‘interpretim’ i shtohet edhe nje kuptim tjeter: ai qe nenkupton perkthimin gojor, ne dallim nga perkthimi qe zhvillohet me shkrim.
Ajo nuance kuptimore e termit interpretim qe perkufizon perkthimin me goje nuk lindi ne Shqiperi; ai nuk ka nene gjuhen shqipe. Ky kuptim i ri i fjales interpretim erdhi i gatshem ne vendin tone. E megjithekete nje gjuhetari i duhet te pranoje se ky kuptim i ri perputhet mire me kuptimin e dyte ekzistent te kesaj fjale. Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe e perkufizon fjalen interpretim sipas foljes interpretoj, e cila:
ne kuptimin e pare do te thote te shpjegosh diçka te erret e te veshtire per te tjeret—
ne kuptimin e dyte do te thote te japesh mendimet, ndjenjat, deshirat e kerkesat e nje tjetri; te flasesh ne emer te nje tjetri, te behesh zedhenes i tij—
ne kuptimin e trete do te thote te luash rol ne nje drame, te luash nje pjese muzikore, te kendosh nje kenge a te luash nje valle ne nje shfaqje.
Te interpretosh, ose te perkthesh me goje, do te thote te japesh mendimet, ndjenjat, deshirat dhe kerkesat e nje tjetri, te flasesh ne emer te tij, te behesh zedhenesi i tij, ne nje gjuhe tjeter.
ORIGJINA E FJALES “INTERPRETIM”
Fjala interpretim e ka prejardhjen nga latinishtja interpretari, qe prej vitit 1382, e cila ka kuptimin te shpjegosh, te zgjerosh, te besh te kuptuar. Fjala interpret e ka origjinen nga fjala latine interpres, qe do te thote ndermjetes, perkthyes, njeriu qe perkthen gjuhet e folura.
Ne kohen ne te cilen po flasim, ky term ende nuk eshte ngurtesuar ne leksikun tone, keshtu qe kush deshiron nuk eshte i detyruar te thote interpretim—po ta mendoje te arsyeshme mund te zgjedhe fare mire termin perkthim me goje.
Arsyeja pse ne leksionet dhe ne botimet e mia kam zgjedhur te them interpretim dhe jo perkthim me goje—megjithese me gjysme zemre (kush me njeh e di sa e çmoj gjuhen shqipe)—eshte se ky term ka me shume gjasa te mbijetoje ne gjuhen tone sesa termi perkthim me goje, per arsye se perdoret nga pothuajse te gjitha gjuhet e huaja qe jane aktive ne vendin tone. Pa vonese do te ndodhe spontane te thuash interpretim, ashtu si ka ndodhur me fjalen kompjuter, e shkruar me “k” dhe me “j”; ashtu si titulli Master, ne vend te Mjeshter (i Arteve); ashtu si termi celular ne vend te telefon me vale, e te tjera si keto.
Per te njejten arsye, ne vend qe te themi perkthyes gojor, mund te perdorim huazimin nga latinishtja me mbaresa te shqipes interpretues, dhe meqenese terreni leksikor eshte ende i bute dhe te le paksa liri per te zgjedhur, per te bere sadopak dallim nga nuancat e tjera kuptimore qe ka kjo fjale, une kam preferuar te perdor huazimin nga frengjishtja me mbaresat e lakimit te gjuhes shqipe dhe me theks ne rrokjen e fundit: interprét.
Bibliografi
Prifti, E. Bazat e Interpretimit. Botimet Europrint, Vlore.