Për një Format Standart të Universitetit të Vlorës
30 Janar, 2009
[lexo artikullin e plote ne format PDF]
Abstrakt
Propozim për të përzgjedhur njërin prej stileve: MLA ose APA, për t’u adoptuar si stil standart i Universitetit të Vlorës në lidhje me paraqitjen e eseve dhe artikujve kërkimorë shkencorë
dhe hapat që mund të bëhen për implementimin e këtij stili në të gjitha shkrimet që prodhon Universiteti.
Me çeljen e revistës shkencore elektronike Mendimi Akademik, shkrimet dhe rezultatet e studimeve tona do t'i prezantohen një publiku ndërkombëtar. Duke pasur parasysh përgjegjësinë që ky privilegj sjell me vete, ndoshta është koha që të përcaktohen në mënyrë të qartë standartet që do t'u kërkohen autorëve nga Universiteti i Vlorës për paraqitjen e artikujve të tyre, si dhe studentëve për paraqitjen e eseve të tyre, në mënyrë që artikujt e publikuar të jenë konsistentë dhe të rregullt në citimin e veprave të shfrytëzuara. Duke u bazuar në një sondazh me anë pyetësori midis 250 studentëve të viteve të dyta e të treta të Departamentit të Gjuhëve të Huaja të zhvilluar në datat 29 dhe 30 Janar 2009, autorja vë në dukje se 100% e studentëve nuk kanë asnjë njohuri mbi stilet editoriale APA ose MLA dhe si rrjedhim nevoja është e madhe për një fushatë informimi në shkallë departamentesh në lidhje me këto stile. Artikulli përmban një përshkrim të të dy stileve, një krahasim midis të dyve, si dhe një propozim për hapa të mëtejshme që mund të ndiqen për standartizimin e një stili editorial në rang universiteti dhe informimin e stafit pedagogjik për aplikimin e tij në aktivitetin e tyre si vlerësues apo autorë.
Bibliografi
American Psychological Association. APA Style. Marrë më 26.01.2009, http://www.apastyle.org/
Purdue University Online Writing Lab (OWL). APA Formatting and Style Guide. Marrë më 26.01.2009, http://owl.english.purdue.edu/owl/resource/560/01/
Modern Language Association. What Is MLA Style? Marrë më 26.01.2009, http://www.mla.org/style
Purdue University Online Writing Lab (OWL). MLA Formatting and Style Guide. Marrë më 26.01.2009, http://owl.english.purdue.edu/owl/resource/557/01/