Etika Akademike

20.02.2009

Rregulla te Etikes Akademike

Keto jane rregullat e etikes akademike qe do te zbatoj dhe do te pres qe te zbatohen sistematikisht ne kurset e mia:

Provimet me Shkrim

  • Kopjimi ne provim shkakton menjehere mbetje per ne vjeshte--nuk do te kete asnje leshim;
  • Kopjimi ne detyrat e kursit shkakton humbje totale te pikeve per ate detyre; ne rast se gjenden dy detyra kursi te njejta, te dy studentet qe i kane shkruar ato do te humbasin piket e asaj detyre;
  • Gjate provimit me shkrim, nje heqje verejtje shkakton zbritjen e 5 pikeve nga totali i provimit; ne rast se studenti merr 3 heqje verejtjeje ne nje provim, ai humbet te gjitha piket e atij provimi;
  • Nuk lejohet prania e celularit ne provime;

Detyrimet e Kursit

  • Detyrat e kursit do te dorezohen ne daten e caktuar ne program--do te kete 5% zbritje te totalit te pikeve te detyres per cdo ore mesimi qe do te kaloje nga data e caktuar;
  • Detyrat e kursit duhet te dorezohen te punuara ne kompjuter dhe te printuara qarte--nuk do te pranohet asnje detyre kursi me shkrim dore ose e fotokopjuar;
  • Ne detyrat e kursit, gabimet drejtshkrimore dhe pakujdesia ne paraqitjen e jashtme te punes shkaktojne humbje pikesh;
  • Detyrat e shtepise nuk ka nevoje te punohen ne kompjuter;
  • Ne rast se studenti mungon ne seminar, humbet edhe piken e detyres per ate dite, ne rast se ka detyre;
  • Aktivizimi ne seminar do te jete me grafik dhe do te vleresohet cdo ore me pike;
  • Puna kerkimore, sipas udhezimeve qe do t’ju jap hap pas hapi, vleresohet me pike si pjese e vleresimit gjate vitit.
  • Ne rast se studenti mberrin me vone se 5 minuta nga hyrja ime ne klase, ai eshte i mirepritur te marre pjese ne seminar, por mungesa nuk do t’i justifikohet;

Rregulla te Sjelljes se Qyteteruar

  • Nuk lejohet pertypja e camcakizit ne oren e mesimit;
  • Camcakizi kur hiqet nga goja, nuk duhet ngjitur poshte bankes, por duhet depozituar ne nje shami prej letre per t'u hedhur pastaj ne kosh ne fund te ores se mesimit;
  • Nuk lejohet te mbahet celulari i ndezur ne oren e mesimit;
  • Nuk lejohet te pertypen fara luledielli gjate ores se mesimit;
  • Nuk duhet te lihen mbeturina mbi banke apo nen banke apo ne dyshemene e klases;
  • Nuk lejohet te shkarravitet mbi banke apo mbi pajisje te tjera me stilolapsa, lapsa apo sende te mprehta;
  • Gjate nje debati, do te diskutohet me ze te ulet dhe nuk do te flitet mbi zerin e tjetrit.

Respekti i Ndersjelle ne Klase

  • Nuk do te toleroj mungesen e respektit ndaj shokeve tuaj ne klase;
  • Nuk do te lejoj perqeshjen e ideve apo te pergjigjeve te tjetrit; ne rast se nuk bini dakort me nje ide, kundershtojeni ate me argumente te vlefshme;
  • Nuk do te lejoj te qeshura gjate kohes kur nje student eshte duke kryer praktiken e interpretimit;
  • Nuk do te lejoj korrigjime nga vendi gjate kohes kur nje student eshte duke kryer praktiken e interpretimit;
  • Korrigjimet do te vijne vetem prej meje dhe vetem ne fund te interpretimit;
  • Secili student le te marre shenim ne heshtje gabimet qe mund te beje shoku dhe t'i mbaje mend qe te mos i beje vete kur t'i vije rradha;
  • Nese hyni ne klase dhe me gjeni duke degjuar nje student ne interpretim, do te prisni derisa ai student te perfundoje te gjithe interpretimin, pastaj mund te me drejtoheni per cfare keni nevoje.

Nga Rregullore e Universitetit Ismail Qemali te Vlores, 2008

Rregullat e sjelljes akademike

Te gjithe anetaret e komunitetit akademik ne Universiteti n Ismail Qemali te Vlores duhet te praktikojne dhe te ruajne standartet e integritetit akademik dhe ndershmerise. Integritet akademik do te thote te paraqesesh vetveten dhe punen tende me ndershmeri. Prezantimi i keq i vetvetes dhe punes eshte mashtrim sepse do te thote qe studentet pretendojne kredite per ide apo pune qe nuk jane ne te vertete veper e tyre dhe ne kete menyre kerkojne nje diplome qe ne te vertete nuk eshte fituar. Me poshte jane disa shembuj pandershmerie akademike:

1. Mashtrim ne provime.

Ketu perfshihen te perdoresh materiale si libra dhe/ose shenime atehere kur nje gje e tille nuk eshte e autorizuar nga pedagogu, te kopjosh nga testimi apo detyra e dikujt tjeter, te ndihmosh dike tjeter te kopjoje punen, te zevendesosh punen e dikujt tjeter me punen tende, te vjedhesh kopje te provimeve, ose te tjera forma shkeljesh ne sjelljeje gjate provimeve.

2. Plagjiature e punes se te tjereve.

Plagjiature do te thote te perdoresh punen ose idete e dikujt tjeter pa i dhene atij personi kredit per punen e vet; duke bere kete studentet pretendojne kredit per mendimin e dikujt tjeter. Studentet duhet te dokumentojne gjithmone burimin e informacionit qofte atehere kur e kane lexuar edhe atehere kur e kane degjuar. Kur punohet me burime te shkruara, nje dallim i qarte duhet bere midis thonjezave (te cilat riprodhojne informacionin fjale per fjale nga burimi dhe e vendosin ate midis thonjezave) dhe perifrazimeve (te cilat e perpunojne burimin e informacionit dhe e paraqesin ate me fjalet e studentit. Qofte citimet midis thonjezave, qofte perifrazimet duhen te dokumentohen ne cdo rast. Edhe ne rastin kur studentet rishprehin, permbledhin apo perzgjehdin pjese nga puna e tjetrit, idete i perkasin ne cdo rast personit tjeter, dhe mosdhenia kredit punes se tij perben prezantim te keq te punes aktuale te studentit dhe plagjiature e ideve te dikujt tjeter. Te blesh nje detyre kursi ose te perdoresh informacion nga Rrjeti Nderkombetar i Informacionit ose Interneti pa njohur burimin dhe ta dorezosh ate si pune vetjake eshte plagjiature.

3. Mashtrim ne raporte laboratori

Mashtrim ne raporte laboratori duke falsifikuar te dhena apo duke dorezuar te dhena te pabazuara ne punen vetjake te studentit eshte shkelje.

4. Falsifikimi i dokumentave

Falsifikimi i dokumentave apo paraqitja dizinformuese e kredencialeve te nje personi eshte shkelje.

5. Bashkepunimi i paautorizuar

Bashkepunimi i paautorizuar ne detyra kompjuterike dhe hyrje e paautorizuar dhe perdorimi i programeve kompjuterike duke pershire modifikimin e skedar kompjuterike te krijuar nga te tjere dhe te paraqesesh ate pune si punen tende eshte shkelje. Me perjashtim te rasteve kur japin udhezime specifike, ne te gjitha rastet pedagoget presin prej studenteve pune individuale pa ndihmen e te tjereve ne detyra kursi, provime, raporte laboratori dhe ushtrime kompjuterike, si dhe dokumentacion te te gjitha burimeve ne rastet kur keto vihen ne perdorim. Nese pedagoget caktojne nje projekt te vecante pervec ose si shtese ndaj provimeve, si per shembull detyre kursi e bazuar ne pune kerkimore, apo ese origjinale ose referate e nje libri, ata kane percaktuar qe kjo pune eshte permbushur vetem per ate kurs. Studentet nuk duhet te dorezojne punen e kryer ne nje kurs qe eshte marre ne te kaluaren apo per nje kurs bashkeekzistues, pervec rasteve kur studenti ka leje te qarte per te bere keshtu nga te dy anetaret e personelit akademik qe jane pedagoge te kurseve.

Pedagoget duhet te mbajne standartet e meposhtme ne kontekstin e sjelljes akademike:

1. Te informojne dhe te udhezojne studentet mbi procedurat dhe standartet e punes kerkimore, si dhe mbi dokumentacionin e kerkuar per te kryer detyra ne nje kurs te caktuar apo ne kontekstin e nje disipline te caktuar.

2. Te ndermarrin hapa konkrete per te dalluar dhe parandaluar mashtrimin.

3. Te raportojne sjelljen akademike te dyshuar si te keqe tek Dekani per t'u konsideruar nga Zyres Akademike te Senatit te Universitetit.

4. Te paraqesin evidence te plagjiatures, te mashtrimit ne provime apo raporte laboratori, te fallsifikimeve te dokumentave apo te tjera forma sjelljeje te keqe akademike perpara Zyres  Akademike.

Studentet duhet te mbajne standardet e meposhtme ne kontekstin e sjelljes akademike:

1. Te jene ne dijeni te praktikave dhe standardeve te shkollimit te ndershem.

2. Te ndjekin udhezimet e pedagogeve ne lidhje me provimet dhe detyrat ne menyre qe te evitojne nje paraqitje te keqe te punes.

3. Te jene te sigurt qe rregulla te vecanta ne lidhje me dokumentimin e detyrave te kursit, te procedurave te provimit, te perdorimit te informacioneve e programeve kompjuterike, etj., jane kuptuar qarte.

4. Te evitojne aparencen e mashtrimit (te lenit pershtypje sikur po mashtrojne). Nese studentet jane te bindur qe praktikat e perdorura nga pedagogu jane te favorshme ndaj mashtrimit, ata mund t'ia percjellin kete mesazh pedagogut, pergjegjesit te departamentit, ose nje anetari te Komisionit te Sjelljes Akademike, student/pedagog (ose drejtpersedrejti, ose me ane te Zyres se Dekanit te Studenteve). Nese Komisioni i Sjelljes Akademike vendos se eshte vene re sjellje e keqe akademike, atehere Komisioni cakton ndeshkimin, i cili mund te varioje nga verejtje disiplinore,  “Paralajmerim”, pezullim te perkohshem e deri ne perjashtim (pushim nga puna) nga Universiteti.

 

.