Filozofia e Mesimdhenies

20.02.2009

Une kam bindjen se mesimdhenia nuk eshte thjesht nje profesion; mesimdhenia eshte art, ne te cilin mesuesi me pasionin e tij per dijen, me integritetin dhe pergatitjen e tij arrin t’i frymezoje studentet e vet, pasi nuk eshte thjesht aftesia per t’i mesuar njerezit, por eshte aftesia per t’i frymezuar ata qe e ben ndryshimin midis nje mesuesi te zakonshem dhe nje mesuesi te mire. Une besoj qe mesuesi ne klase nuk jep vetem njohurine mbi subjektin, te cilen studenti e gjen edhe neper libra, por jep edhe ate cfare ai eshte si person ne vetvete, eksperiencen personale, teresine e vlerave dhe cilesine e karakterit te tij.

Une besoj qe mesimdhenia e mire ka per kusht domosdoshmerine per te pasur nje komunikim te hapur e te lirshem midis pedagogut e studentit, nje marredhenie te bazuar ne respekt te vertete e te ndersjelle, duke krijuar nje ambjent ne te cilin studenti nuk do te kete ndroje te shprehe mendime, te beje pyetje, te sqaroje paqartesira, si dhe te ofroje nga ana e tij sa here qe te mundet plotesime e risi ne dijet ne fjale, duke u ndjere i mirepritur, i pranuar dhe i vleresuar nga profesori.

Eshte ceshtje sedre profesionale dhe nje interes paresor per mua qe studentet e mi te kuptojne cfare u shpjegoj ne leksion dhe te marrin pjese ne aktivitetet qe ndodhin ne seminar. Une besoj qe nuk ka asnje gje teper te veshtire per t’u shpjeguar; asnje njohuri apo arsyetim nuk eshte teper i komplikuar per t’u sqaruar. Nese une kam kaluar kohe per ta hulumtuar dhe per ta kuptuar konceptin se pari vete, atehere asnjehere nuk eshte teper e veshtire t’ua percjell ate koncept studenteve, ne menyre qe edhe ata ta kuptojne. Synimi im eshte qe studenti ta kuptoje leksionin qe ne klase, duke e degjuar prej meje, dhe ne shtepi pastaj t’i mbetet vecse thellimi dhe pasurimi i bazave qe ka marre nga une ne klase me detaje te metejshme.

Une besoj ne integritet moral dhe profesional. Une besoj qe eshte ceshtje dinjiteti per nje arsimtar te ruaje ndershmerine, drejtesine ne gjykim dhe vleresimin ne baze merite. Ruajtja e dinjitetit ka aspektin e vet profesional; une besoj qe asnje intelektual, student qofte apo arsimtar, nuk duhet te pervetesoje ne ndonje lloj menyre punen e nje tjetri dhe ta paraqese ate si te veten, pa i dhene kredit autorit, apo te perdore rruge te tjera te shkurtra qe nuk jane te bazuara ne studim e hulumtim te vertete personal e ne pune te ndershme shkencore.

Une besoj qe mesimdhenia dhe studimi jane aktivitete idealiste dhe jo materialiste; ne kete kendveshtrim, studenti nuk duhet te vije ne universitet thjesht per te marre nje diplome, por per te marre arsimim, dhe pedagogu duhet te kete qellime te larta ne vetvete dhe ta perdore mesimdhenien jo si mjet shkembimi te interesave materiale, por me nje mentalitet te ndergjegjesuar qe ndikimi i tij pozitiv apo negativ jehon ne brezat dhe influencon drejtperdrejt menyren ne te cilen mbruhet shoqeria e nje kombi.

Une kam bindjen qe mesuesi duhet te jete nje studiues gjate gjithe jetes se tij; une besoj qe ne momentin ne te cilin nje mesues pushon se marri informacion, pushon se lexuari material plus qe e tejkalon detyrimin e vet te ores se mesimit, ai pushon se dheni ate substance te fresket, te padegjuar me pare, te vertete, bashkekohore, realisht te dobishme e te shijshme per mendjen e nje intelektuali, qe eshte dija e vertete.

Une mendoj qe teknologjia dhe ndihma qe ajo ofron ne mjete per lehtesimin e punes ne arsim jane thelbesore per te pasuruar studentin me dije dhe eksperience intelektuale. Une besoj qe arsimtari duhet te luaje nje rol aktiv ne perdorimin e mjeteve teknologjike ne mesimdhenien e tij, si dhe ne nxitjen e studenteve per pune te pavarur dhe drejtimin e tyre tek burimet e duhura teknologjike ne ndihme te studimit.

Qellimi im ne mesimdhenie eshte i trefishte: t’u transmetoj studenteve njohuri te sakta, te plota e te mireinformuara; t’u transmetoj atyre, megjithese pa fjale, vlerat baze te moralit e te karakterit dhe pasionin per dijen; t’i frymezoj ata qe t’i cojne perpara keto vlera ne cfaredo profesioni te ndodhen ne jeten e tyre.