Metoda e Vleresimit

20.02.2009

Studenti duhet te grumbulloje 100 perqind te pikeve ne secilin prej kurseve te mia ne menyre qe te fitoje vleresimin maksimal. Keto 100 pike jane te shperndara gjate vitit dhe ne provimin perfundimtar.

Studentet NUK do te marrin note kaluese ne kete kurs ne keto raste:

  • nese mungojne ne me shume se 3 leksione dhe me shume se 6 seminare.
  • nese nuk marrin asnje pike me goje ne aktivizimin ne klase.
  • nese totali i pikeve te fituara gjate semestrit eshte me pak se 25%.
  • nese totali i pikeve te fituara gjate semestrit dhe ne provim perfundimtar eshte me pak se 50%.

 Studentet nuk do te jene ne gjendje te ndjekin hapin e ketij kursi ne rast se:

  • nese vijne ne klase me vonese, largohen perpara mbarimit te ores ose nuk vijne fare.
  • nese nuk e studiojne paraprakisht ne shtepi materialin e paracaktuar per javen.
  • nese studiojne vetem pepara provimit apo vetem perpara testimeve.
  • nese studiojne vetem ate cfare mendojne se mund t’u duhet per provimin dhe nuk ngulmojne per te zhvilluar nje njohuri instiktive te thellesise se subjektit.
  • nese nuk studiojne pyetjet e dhena per seminaret perpara cdo seminari.
  • nese nuk e kalojne kurre materialin e leximit dhe te degjimit.
  • nese nuk i diskutojne kurre paqartesite me shoket e shoqet e klases deri perpara provimit.
  • nese nuk degjojne dhe nuk mbajne shenime per ate qe thuhet gjate leksionit, gjate degjimeve apo gjate dokumentareve. [Nese studenti nuk eshte i shpejte sa duhet ne mbajtjen e shenimeve, ai mund te perdore nje regjistrues per leksionet.]
  • nese jane teper te ndrojtur per t’iu pergjigjur nje pyetjeje qe u behet ne klase.

Gjate Esseve:

  • nese perpiqen te perserisin fjale per fjale materialin qe permban libri ne vend qe te tregojne se e kane kuptuar materialin.
  • nese nuk i lexojne mire kerkesat, por japin nje pergjigje duke mos iu permbajtur temes se kerkuar.